BYTYQI: NJË ARSIM I MIRË ËSHTË LUFTA QË KEMI PËRPARA DHE KËTË LUFTË DUHET TA FITOJMË SI SHOQËRI

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie morën pesë në ceremoninë e betimit të grupit të pestë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët për dy vite do të angazhohen në shkollat tona për mësimdhënie të gjuhës angleze. Me këtë rast Ministri Bytyqi, u shpreh se ndjehet i privilegjuar të jetë pjesë e kësaj ceremonie të veçantë, me rastin e betimit tuaj që të jeni pjesë e procesit të mësimdhënies në shkollat tona, duke sjellë kështu përvojat më të mira amerikane. “Sot mësojmë anglisht me vullnetar Amerikan, jetojmë dhe i takojmë botës së lirë, andaj edhe standardet e arsimit duhet ti arrijmë po ato që ka edhe bota perëndimore. Duke njohur nevojat e vendit për arsim të mirë, pa të cilin nuk ka cilësi jete, as ekonomi që garanton cilësinë e saj, jemi vënë përkushtueshëm në rritjen e standardeve, andaj praktikat që Korpusi i Paqes kultivon në përvojën e tij dhe traditën e arsimit amerikan janë një vlerë të cilën duhet të përpiqemi orë e çast, ta përvetësojmë në vazhdimësi”, tha ministri Bytyqi. Ndërsa theksoi se sistemi ynë i arsimit dhe praktikat e tij, mësimdhënia dhe mësimnxënia sigurisht se kanë goxha ngjashmëri me arsimin tuaj, por edhe dallueshmëri praktikash që çojnë në sukses më të madh. Në vazhdim, Ministri Bytyqi, tha se historia e re na ka dhënë shumë mësime, miqtë tanë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po na rrinë përgjatë gjithë kësaj historie të re në krah dhe po na ndihmojnë shumë që ta bëjmë shtetin e së drejtës, ta bëjmë demokracinë, bindjen tonë, shtetin funksional dhe shoqërinë e prosperueshme, të kapim standardet në gjithë fushat e jetës, me to edhe të arsimit. “Vetëm një arsim i mirë e funksionalizon suksesshëm ekonominë e vendit në gjithë resurset e saj. Kjo është lufta që kemi përpara dhe këtë luftë duhet ta fitojmë si shoqëri”, theksoi ministri Bytyqi. Ministri Bytyqi, gjithashtu tha se Arsimi në Kosovë, ka nevojë për depolitizim dhe shembulli më i mirë se kjo mund të arrihet është Këshilli Shtetërorë i Cilësisë (KSHC). Ne me vendosmëri do të vazhdojmë edhe në segmentet tjera të arsimit me praktika të tilla pavarësisht sfidave dhe pengesave. Neve na duhet një ecje më e shpejt nga sa kemi ecur deri më tani, na duhen përvojat tuaja për ta bërë një arsim më të mirë. Rrita e Korpusit të Paqes dhe suksesi i tij, besoj se në një të ardhme do mbetet element i procesit tonë të arsimit, tha në fund Ministri Bytyqi, i cili njëherësh ka falënderuar vullnetarët e Korpusit të Paqes për angazhimin, iniciativën, punën dhe për energjitë pozitive që rrezatojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …