Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se orët e humbura mësimore do të kompensohen. Ai ka thënë se MASHT ka pasur një takim me drejtorët DKA-ve, KMDLNJ dhe SBASHK-un, dhe se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me këta të fundit për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës. “Ne jemi kthyer tashmë rrugës zyrtare që na obligojnë aktet ligjore që janë në fuqi dhe diskutuam me drejtorët e DKA-ve që të respektohet udhëzimi administrativ për kalendarin mësimor 2018/2019”, ka thënë ai. Tutje ministri ka theksuar se është e drejt ekskluzive e tij që të bëjë orarin kalendarik të vitit shkollor dhe se për këtë u ka dërguar letra edhe kryetarëve të komunave që të mbështesin DKA-të për zëvendësimin e orëve të humbura mësimore. “SBASHK-ut nëse nuk i pëlqen që të zëvendësoj orët dhe të ruajë cilësinë në arsim të qëndroj neutral, por nuk ka të drejtë të bëj pengesë sepse është e drejtë që ne t’u garantojmë edukim dhe arsim fëmijëve tanë. Kjo çështje është mbyllur dhe më nuk kemi debat me SBASHK-un dhe do të vazhdojmë vetëm rrugët ligjore si Ministri e Arsimit por edhe DKA-të do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Bytyqi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …