Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e një shkolle në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Ai ka shkruar se vënia e gurthemelit për ndërtimin e një shkolle të re, është lajmi më i mirë që i kemi dhënë sot fshatit Doganaj të Kaçanikut. Ky nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim. Angazhimi ynë i sinqertë, çdo ditë, në çdo vend të Kosovës, po jetësohet dhe po jep frytet e saj, ka shkruar ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Në vënien e gurthemelit morën pjesë kryetari i Komunës së Kaqanikut, Besim Ilazi, kryetari i Nismës në Kaçanik, Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra dhe qytetar të shumtë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …