Zëdhënësi I PDK-së, Avni Bytyqi ka thënë se ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së duhet të miratohet, ndonëse është larg të përsosurës. Sipas tij, mund të këtë edhe gjëra që mund të adresohen. Bytyqi është shprehur se deputetët nuk duhet të kenë frikë e të ‘dezertojnë’ nga frika e ndërkombëtarëve. “Draft ligji është në procedurë, për t’u përmirësuar, ai duhet të trajtohet në Kuvend, deputetët nuk duhet të kenë frikë e të “dezertojnë” nga frika e ndërkombëtarëve”, ka shkruar ai. Bytyqi thotë se shqetësimet e Ambasadës amerikane dhe ambasadave të tjera, janë ekzagjeruar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …