Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, Randall K. Filer, me të cilin ka biseduar lidhur me arsimin e lartë në Kosovë. Ai ka shkruar se Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Pasuniversitare – Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë. “Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do t’iu mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë Master dhe PhD, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë”, ka shkruar ministri.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …