Cacaj ka pritur në takim Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës rrugore Pal Lekaj ka vizituar komunën e Deçanit. Ai fillimisht ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit’’ në Gllogjan. Pas vizitës në Gllogjan është pritur nga Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Deçanit Sami Cacaj me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi Cacaj, e njoftoi ministrin Lekaj për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Deçanit, me theks të veçantë për gjendjen e infrastrukturës rrugore. Ministri Lekaj premtoi se në komunën e Deçanit do të vazhdohet më projektet e nisura më herët njëkohësisht edhe më projekte të reja të infrastrukturës rrugore si rruga Deçani-Plavë, po ashtu do të përfundohet projekti i rrugës së shumëpërfolur Drumi i Telit dhe një sërë projektesh tjera në interes te komunës së Deçanit, si dhe premtoi përkrahje të fuqishme të projekteve tjera strategjike infrastrukturore në Deçan, gjatë mandatit të tij. Pas takimit në zyrë ky delegacion ka inspektuar edhe punimet në dy rrugë në qytetin e Deçanit, ku dhe janë bërë përgatitjet e duhura për asfaltim. Ministri Lekaj dhe Kryetari Cacaj u ndanë të kënaqur  më  zhvillimin e punimeve njëkohësisht edhe dinamiken e shtuar që të përfundohet në afat kohorë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …