Ministri Cakaj

Cakaj: Gjykata Speciale mund ta dëmtoj të vërtetën për UÇK-në dhe imazhin e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka tërhequr vërejtjen se Gjykata Speciale mund ta dëmtoj të dëmtoj të vërtetën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe imazhin e Kosovës dhe ka bërë thirrje që të ketë mobilizim dhe angazhim për të mos lejuar të realizohet ky qëllim. Duke folur për pretendimet e kësaj gjykata sipas së cilës në Kosovë ka pasur luftë ndërfetare, ai ka theksuar se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai ka theksuar më tutje se propaganda se në Kosovë ka pas luftë fetare, ka qenë propagandë e Serbisë dhe nuk ka fare të bëjë me të vërtetë, pasi shqiptarët kanë bërë luftë çlirimtare. Ai ka shtuar më tutje se edhe pretendimet e prokurorisë së kësaj gjykate për trafikim të organeve është hedhur poshtë tërësisht. Republika e Shqipërisë do të merr disa masa në lidhje me raportin e Dick Marty lidhur me pretendimin se në territorin e Shqipërisë ka pas trafikim të organeve, megjithatë kjo aktualisht nuk është për publikun. “Duhet të reagojmë si një komb. Nuk duhet të lejojmë që në këtë situatë që shumë lehtë manipulohet me publikun, të tentohet për ta paraqitur UÇK-në si organizim terroristë, ka porositur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …