Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar homologun e tij gjerman, Michael Roth. Cakaj ka njoftuar se të dy kanë shprehur fuqishëm nevojën që Kosovën t’i liberalizohen vizat. “Shqipëria ka bërë përparim madhor në pesë prioritet kyçe dhe gëzon të gjitha kapacitetet e nevojshme për të rrugëtuar më tej drejt anëtarësimit në BE. Theksuam fuqishëm, nevojën e menjëhershme të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës, sepse jo vetëm që i ka plotësuar kushtet teknike, por ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në rajon për të fituar mundësinë e lëvizjes së lirë në hapësirën e familjes evropiane”, ka shkruar Cakaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …