Cakaj: Mbështetja institucionale për Kosovën Lindore, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare

Cakaj: Mbështetja institucionale për Kosovën Lindore, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar lidhur me ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Kosovës Lindore. Përmes një statusi në Facebook, ka thënë se shënon një momentum të ri politik në përpjekjet e të dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për të lartësuar pozicionin e për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. “Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …