leoni

Cakaj: Përfaqësia e Shqipërisë dhe Zyra Konsullore e Kosovës në Kopenhagë ndajnë të njëjtën hapësirë

Cakaj: Përfaqësia e Shqipërisë dhe Zyra Konsullore e Kosovës në Kopenhagë ndajnë të njëjtën hapësirë

Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës valëviten së bashku në Kopenhagë. Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka prezantuar selinë e përbashkët të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagë. Sipas Cakaj, flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit, atje ku Përfaqësia e Shqipërisë dhe Zyra Konsullore e Kosovës ndajnë të njëjtën hapësirë. “Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë”, thekson Cakaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …