Cakaj: Samiti i Zagrepit është përpjekjeve në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Cakaj: Samiti i Zagrepit është përpjekjeve në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman. Cakaj ka bërë me dije se me homologun korat ka biseduar për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit. “Ndërkohë, pata edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grliç Radman, lidhur me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit. Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për të ngadhënjyer mbi COVID-19 sa më parë”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …