Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka biseduar me ministrat e Jashtëm të vendeve baltike për zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas Cakajt, gjatë bisedimeve me tre ministrat e Jashtëm të vendeve baltike – ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkeviçius, të Estonisë Urmas Reinsalu dhe ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkeviçs është nënvizuar se Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues. Sipas Cakajt, në takim është biseduar hollësisht për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar të gjitha detyrimet para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …