Cakaj: Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje por ende vazhdon ta mbajë ë fshehur fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur

Cakaj: Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje por ende vazhdon ta mbajë të fshehur fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nëpërmjet një reagimi në Facebook ka kujtuar e nderuar çdo viktimë të pafajshme të praktikave gjenocidiale në botë, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit. “Sot kujtojmë veçanërisht viktimat e gjenocidit të ushtruar mbi popullin shqiptar të Kosovës nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë”- u shpreh Cakaj në reagim. Sipas  Cakajt, fatkeqësisht Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje ende, për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, por vazhdon të mbajë të fshehur fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur nga lufta e fundit. “Në një ditë si kjo, vlen të theksohet se asnjë strategji e relativizimit dhe asnjë politikë e mohimit, që sot mjerisht mbizotëron në Serbi, nuk mund të ndryshojë të vërtetën e luftës së fundit dhe as t’i zhbëjë krimet makabre të kryera nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …