Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka zhvilluar një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe disa projekte. Pas bisedës së zhvilluar, ministri, Gent Cakaj ka shkruar se ka vullnet të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka vullnet të përbashkët për ta zhvilluar marrëdhënien mes dy vendeve tona në shkallë edhe më të larta nëpërmjet disa projekteve konkrete. Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo fushë të politikës së jashtme e për forcimin e faktorit shqiptar në përgjithësi, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …