Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet llogarisë e vet në “Twitter” ka bërë me dije se Shqipëria ka realizuar të gjitha obligimet dhe se pret ecuri pozitive në bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian. “Sot shpresojmë që GAC të reflektojë pozitivisht mbi progres përparimin thelbësor duke vendosur të hapë bisedime pranimi. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet, ka luajtur një rol konstruktiv në rajon dhe vlerat e lartësuar. Koha për të hapur bisedime: kjo është thelbësore për të thelluar vrullin e reformave dhe forcimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Cakaj.
