Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shfrytëzuar të drejtën e tij si shtetas i Kosovës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot. Cakaj votoi në shkollën “Shtjefën Gjeçovi” në kryeqytet. Pas votimit, ai ka zgjedhur rrjetin për deklaruar se votimi kësaj radhe është shumë më shumë sesa një akt deklarimi politik për Kuvendin a Qeverinë e ardhshme. “Votimi në zgjedhjet e përgjithshme kësaj radhe është shumë më shumë sesa një akt deklarimi politik për Kuvendin a Qeverinë e ardhshme. Në të vërtetë, kësaj radhe Kosova voton për të përcaktuar rrjedhën e një game të gjerë procesesh që do të jenë vendimtare për fatin historik të saj”, shkroi ai. Ai tha se Republika e Shqipërisë do ta mbështes gjithmonë dhe pa kushte Republikën e Kosovës. “Pafundësisht krenar me Republikën e Kosovës”, përfundoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …