Dje është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja ndërmjet Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve për pushtet lokal në komunën e Preshevës, këto dy subjekte janë pajtuar që së bashku të ndërtojnë udhëheqjen e re të pushtetit lokal. Në bazë të kësaj marrëveshje është caktuar që kryetar i komunës së Preshevës të jetë Shqiprim Arifi, ndërsa kryetare e Kuvendit Komunal, Ardita Sinani.
