Seanca inauguruese e legjislativit të ri të Kuvendit të Komunës së Klinës është caktuar të mbahet me 21 dhjetor (ditë e enjte) në ora 10:00 në sallën e Kuvendit te komunes se Klines.
Në këtë seancë do të bëhet konstituimi i Kuvendit të Komunës së Klinës, dhënia e betimit të anëtarëve të ri dhe dhënia e deklaratës së betimit solemn të kryetarit të ri të zgjedhur të Klinës, Zenun Elezaj. Po ashtu në këtë seancë do të bëhet zgjedhja e kryesuesit të ri të Kuvendit të Komunës së Klinës.