Qyteti i Tuzit në Mal të Zi në vitin e ardhshëm merr statusin e komunës

Camaj: Shqiptarët do të jenë pjesë e qeverisë së Malit të Zi, nëse respektohen parimet e marrëveshjes eventuale

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Nikollë Camaj ka deklaruar se shqiptarët do të jenë pjesë e qeverisë së Malit të Zi, nëse respektohen parimet e marrëveshjes eventuale. Ai ka përkujtuar më tutje se Mali i Zi posa ka dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe është në fazën e e formimit të qeverisë së re. Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Nikollë Camaj ka thënë për “The Geopost” se presidenti i shtetit , ka mandatuar zotin Spajiq për t’i dhënë mundësinë që të formojnë qeverinë e re. Kjo do të thotë qe z. Spajiq ka 24 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, kurse për të bërë shumicën nevojiten 41. Deri më tani ka pasur bisedime joformale dhe formale me partnerët potencialë, ku natyrisht i llogarit edhe pakicat, përfaqësuesit e pakicave, meqenëse faktori pakicë në këtë moment të rëndësishëm për Malin e Zi kur tenton të rrugëtojë drejt Evropës, ku në piramidën, në majën e piramidës dhe në fokusin e përparësive, gjithnjë është integrimi në Bashkimin Evropian. Pra, pakicat luajnë një rol të rëndësishëm” ka theksuar kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Nikollë Camaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …