Cameron Munter: Shtetet e Bashkuara i kanë inkurajuar vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë inkurajuar vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë. Ai ka theksuar më tutje se SHBA-ja po përpiqet të punojnë ngushtë me aleatët e tyre për Kosovën. Duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” nëse dhe SHBA-ja po u bën presion vendeve, veçanërisht atyre anëtare të BE-së për ta njohur Kosovën, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter ka thënë se supozon se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta bëjnë këtë, veçanërisht në marrëveshje me shumicën e vendeve të BE-së që gjithashtu e njohin Kosovën. Ai ka shfaqutr bindjen e tij se i dërguar i ri amerikan që pritet të emërohet së shpejti për dialogun Kosovë-Serbi do të përqëndrohet më shumë në propozimet konkrete për reformat në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …