Kryetari i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak, ka thënë se paraqitjet “provokuese dhe nxitëse” të fundit të Ivica Daçiq, janë “fyerje kundër shteteve fqinje”, raporton Agjencia Beta. Canak tha se pret shkarkimin sa më parë të Ivica Dacic, sepse “ka humbur edhe mbetjen e fundit të besueshmërisë që në emër të dikujt të bisedojë me fqinjët dhe Evropën”. Ai bëri thirrje për miratimin e ligjit për lustracion, duke shtuar se pas miratimit të këtij ligji pret që Ivica Dacic të përgjigjet sipas Kodit Penal të Serbisë, “për shkak të asaj që ka bërë në të kaluarën, si para dhe pas vitit 2000”.
Sipas tij, Serbia ka nevojë për zbatimin e lustracionit sepse vetëm atëherë “nuk do të jetë në situatë që zëdhënësit krimeve të Milosevic përsëri të grinden me fqinjët dhe nxisin konflikte të reja”. Çanak ka thënë se për Dacic “luftënxitja dhe shkaktimi i konflikteve nuk do të ishte hera e parë, dhe se pas një retorike të tillë ‘vështron nga një distancë e sigurt’”. “Në kohën e konflikteve, në viteve e nëntëdhjeta, Ivica Dacic ka qenë zëdhënës i regjimit i cili ka udhëhequr dhe financuar luftërat. Jo vetëm që nga ajo politikë nuk është distancuar, por në mënyrën më brutale atë politikë e ka përkrahur dhe e ka mbrojtur.