Nenad Canak

Çanak: Serbët po armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Politikani, Nenad Çanak ka tërhequr vërejtjen se serbët janë duke u armatosur nëpërmjet Kishës Ortodokse Serbe. Ai ka shkruar se shtetet në të cilat po hyn armatimi janë Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi. “Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi “patriotik” kalon përmes KOS-it. Në Malin e Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës. Tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në vitin 1991 janë sot llamba e Kishës së Serbisë. Jo mirë”, ka shkruar në platformën X, politikani, serb nga Vojvodina, Nenad Çanak.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …