Universitetet private që janë hapur në Shqipëri po bëjnë
veçse prodhim serik të diplomave për njerëzit e fuqishëm të biznesit dhe nëntokës.
Kreu i Antikorrupsionit në Itali, Raffaele Cantone gjatë një fjalimi të mbajtur
në Universitetin e Firencës, ka përmendur faktin se ka politikanë dhe deputetë
italianë që kanë marrë diploma me para në universitetet shqiptare. Sipas tij, këta
njerëz po e mbajnë peng Italinë dhe po e fusin korrupsionin brenda saj. “Kemi
parë parlamentarë që tundin diplomat e blera në Shqipëri. Këta janë po të
njëjtët që kanë investuar për korrupsionin dhe ne e dimë se çfarë janë në
gjendje të bëjnë”, është shprehur Cantone.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale
Emisari i kryetarit amerikan Donald Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …