Bashkë-kryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Carl Bildt, nuk habitet nëse përpjekjet për të zhbërë Gjykatën Speciale do të shtoheshin tash, kur janë ngritur aktakuzat për kryetarin e vendit Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti, se pse pikërisht në këtë kohë, para takimit Kosovë – Serbi, që ishte paraparë për 27 qershor në Washington, Prokurori Special ka publikuar aktakuzën.
“Pse Prokurori Special vendosi që tash, papritmas, të bëjë publike aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Thaçi? Ndoshta ai kishte indikacione se Thaçi po përpiqej të mobilizonte Shtëpinë e Bardhë për të mbyllur Gjykatën Speciale. Unë nuk do të habitem nëse përpjekjet e tilla tash do të intensifikohen”, ka shkruar Bild, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë.