Carl Bildt

Carl Bildt: Situata do të ashpërsohet edhe më tej pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian

Rritja e tensioneve në veri të Kosovës, ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve. Lidhur me situatën e krijuar në veriun e Kosovës, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, i cili ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më tej në ditët në vijim, pasi që Kosova ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, shkroi Bildt.  Tensionet në veri të vendit janë rritur që nga 6 dhjetori, kur serbët lokalë sulmuan zyrat e Komisionit Komunat të Zgjedhjeve në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok. Që nga ajo ditë e deri më sot, në komunat me shumicë serbe ka pasur vazhdimisht të shtëna me armë zjarri, hedhje të granatave dhe shok bombave kundër Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …