Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Carles Puigdemont kritikon Spanjën për standarde të dyfishta në mos-njohjen e Kosovës dhe njohjen Palestinës

Ish-kryetari  i Katalunjës, Karl Puigdemont, (i njohur për shpalljen zyrtare të Shtetit të Katalunjës, që u refuzua dhunshëm  nga Madridi zyrtar) duke folur mbi vendimin e Spanjës për të njohur Palestinën, theksoi se Spanja po përdor standarde të dyfishta në politikën e saj të jashtme. Ndërsa Spanja shprehet mbështetëse e të drejtës për vetëvendosje për popullin palestinez, ajo vazhdon ta refuzojë njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur, tha Puigdemont. Spanja është një nga pesë  vendet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të BE-së me këtë vend. Puigdemont ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit spanjoll, Pedro Sançez, për njohjen e Palestinës, një lëvizje që ka ngjallur debat dhe kritika për mos konsekuencën e Spanjës në çështjet e vetëvendosjes dhe njohjes së shteteve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …