Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit, tha se udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd duhet të ndërmarrin hapa të përgjegjshëm për të rindërtuar besimin në normalizimin e marrëdhënieve. Duke folur në lidhje me marrëveshjet e rëndësishme të arritura nga palët, shefja e UNMIK-ut u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në raportimin e saj të fundit për Kosovën, që mbahet dy herë në vit, se mungesa e një përkushtimi të dukshëm nga liderët politikë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në stabilitetin rajonal. Një përqëndrim i vazhdueshëm i vëmendjes në parimet dhe deklaratat e pohuara bashkërisht më 27 shkurt në Bruksel dhe të shtjelluara më tej më 18 mars në Ohër, duhet të shoqërohen me një udhëheqje të guximshme.” Duke vënë re vazhdimin e provokimeve dhe ankesave, PSSP Ziadeh tha se përmirësimi i raporteve kërkon rindërtim të besimit nga ata që kanë ngritur dyshime për qëllimet e secilës palë. Shefja e UNMIK-ut theksoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 23 prill. Në të njëjtën kohë, ajo tha se duhet të adresohen dilemat rreth përfaqësimit, dhe u bëri thirrje liderëve dhe institucioneve të zgjedhura që të përmbushin interesat e të gjitha komuniteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …