Dëshmorët

Abedin Salih Bujupi (25.12.1971 – 10.11.1998)

Abedin Salih Bujupi (25.12.1971 – 10.11.1998)

Luftës heroike dhe fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arllati i Drenicës i ka dhënë dëshmorët: Abedin Bujupi,  Sylejman Bytyçi, Mehdi Bytyçi, dhe Sami Gashi. Gjatë luftës forcat ushtarake dhe policore serbe kanë martirizuar 14 banorë të këtij fshati dhe kanë shkatërruar po thuajse të gjitha shtëpitë. Salih Bujupi me …

Më shumë...

Xhelal Bajram Hajda – Toni (19.07.1967 – 6.11.1998)

Xhelal Bajram Hajda - Toni (19.07.1967 - 6.11.1998)

Xhelal Bajram Hajda, i njohur si ’’Kolonel Toni’’ si ’’Komandant Toni’’ e si ’’Toni’’ është i lindur më 19 korrik të vitit 1967. Ishte ’’sugar’’ i nënë-Xhylës e cila kishte gjashtë fëmijë, pesë djemë dhe vetëm një vajzë. Edhe Hajdët e Rahavecit, por edhe dajallarët, Hotët e Krushës së Madhe …

Më shumë...

Selajdin Hamid Mullabazi – Mici (6.5.1970 – 6.11.1998)

Selajdin Hamid Mullabazi - Mici (6.5.1970 - 6.11.1998)

Selajdin Hamid Mullabazi-Mici është i lindur në Rahavec më 6 maj të vitit 1970. Hamid Mullabazi e kishte shtëpinë rrëzë Lugjeve të Verdha, Mahalla e Mullabazëve në kuadër të pjesës së njohur të Sallatashit të Rahavecit. Këto janë kullat dhe konaqet e njohura të Halil Homzës, të njohur në këngët …

Më shumë...

Bektesh Nuhi Haliti (25.3.1976 – 6.11.1998)

Bektesh Nuhi Haliti (25.3.1976 - 6.11.1998)

Bektesh Haliti i takon një familje tradicionale shqiptare, pjesëtar i një vëllazërie 14 anëtarëshe. Ishte në mesin e 12 bijve e bijave të babë Nuhiut dhe të nënë Miradies. Lindi më 25 mars të vitit 1976 në Gurakuq (ish-Gllavotin). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme e filloi …

Më shumë...

Hamdi Qamil Hajrizi (13.5.1973 – 6.11.1998)

Hamdi Qamil Hajrizi (13.5.1973 - 6.11.1998)

Familja Hajrizi nga fshati Strofc i komunës së Vushtrrisë ka nxjerrë breza luftëtarësh të çështjes kombëtare. Sa herë që pjesa e robëruar e popullit tonë është mobilizuar për t’i shkëputur prangat e robërisë, burrat e kësaj dere i janë përgjigjur kushtrimit duke flijuar për çështjen e atdheut. Më 1921, në …

Më shumë...

Sejdi Fazli Shala (5.3.1964 – 5.11.1998)

Sejdi Fazli Shala (5.3.1964 – 5.11.1998)

Fshati Kopiliq i Drenicës është fshat i njohur i historisë shqiptare. Aty ka lindur dhe është rritur kryetrimi i Mesjetës, Milush Nikollë Kopiliqi, i cili më 15 qershor të vitit 1389 vrau në fushë të Betejës së Kosovës, Sulltan Muratin e Parë të Turqisë. Kanë mbijetuar kohën gjurmët në toponimi …

Më shumë...

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit 1964. Ai ishte pinjoll i një familje atdhetare, pasardhës i trungut të Tushë Selmanit, bashkëluftëtar i Azem Galicës, i njohur për trimëri në gjithë Drenicën, po ashtu i vrarë në luftë me serbët, madje pseudonimin …

Më shumë...

Nezir Myrtaj: Dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i kishte bashkuar ideali deri në vdekje

Posta e Kosovës ka emërtuar pullën postare me portretet e heronjve ë kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies

Është e njohur thënia se dëshmorët e kombit “nuk kanë hierarki dhe ata janë të barabartë në shenjtëri”, prandaj atyre u përket respekti dhe nderimi i përjetshëm. Ata janë burimi i rrezatimit hyjnor që ndriçon idealet atdhetare të të gjithë brezave. Por kur bëhet fjalë për dy dëshmorët emblematikë, Afrim …

Më shumë...

Bedri Ilaz Sokoli, (14.1.1962 – 1.11.1989)

Bedri Ilaz Sokoli, (14.1.1964 – 1.11.1989)

Zhvillimet revolucionare të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, i kishin dhënë hovin vendimtar kërkesave gjithë-popullore të shqiptarëve në Kosovë e më gjerë  për liri, barazi e drejtësi. Në ato  protesta  të qindra mijëra pjesëmarrësve ishte manifestuar kërkesa unanime plebishitare  për krijimin e Republikës së Kosovës, si proces që do …

Më shumë...

Hysni Mursel Derguti (15.3.1972 – 28.10.1999)

Hysni Mursel Derguti (15.3.1972 - 28.10.1999)

Hysni Mursel Derguti, lindi në fshatin Rrezallë të Drenicës me 15 mars të vitit 1972, nga prindërit Mursel dhe Xhyle Dërguti, të cilëve iu lindën edhe katër bija: Floria, Shukrija, Zejnepja dhe Xhylferia. Më pas i lindën edhe tre bij të cilët vdiqën, ndërsa lindja dhe rritja e të katërtit, …

Më shumë...

Xajë Sahit Jashari (19.6.1955 – 27.10.1998)

Xajë Sahit Jashari (19.6.1955 – 27.10.1998)

Dëshmori i kombit Xajë Sahit Jashari rrjedh nga një familje përparimtare, bujare e atdhetare në të cilën kultivohen ndjenjat e trimërisë, guximit patriotizmit e atdhedashurisë. Në këtë familje shkollarësh e intelektualësh, më 19 qershor 1955, në fshatin Strofc të komunës së Vushtrrisë u lind dëshmori i kombit Xajë Jashari. Si …

Më shumë...

Naim Sherif Beka (5.9.1966 – 25.10.1999)

Naim Sherif Beka (5.9.1966 – 25.10.1999)

Naim Beka u lind më 5 shtator të vitit 1966 në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, në Pleshinë, ndërsa shkollën e mesme teknike në Ferizaj. Naimi ka qenë atlet dhe është marrë intensivisht me sport. Në vitet ’80 të shekullit njëzet, …

Më shumë...

Avni Haki Shehu (18.12.1967 – 25.10.1999)

Avni Haki Shehu (18.12.1967 – 25.10.1999)

Dëshmori i kombit, Avni Shehu u lind më 18 dhjetor 1976 në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Ai u rrit dhe u edukua në frymë atdhedashurie nga heroizmi dhe qëndresa titanike e Idriz Seferit në betejën e Grykës së Kaçanikut. Shkollën fillore Avniu e kreu në vendlindje, kurse të mesmen, gjimnazin …

Më shumë...

Ilir Mazllom Soba (28.4.1971 – 18.10.1998)

Ilir Mazllom Soba (28.4.1971 - 18.10.1998)

Menjëherë pas krismave të para të lirisë në Prekaz e Gllogjan në mars të vitit 1998, krahas veprimtarëve të ilegales të cilët me përvojën e tyre qenë të kalitur për t’u përballur me sfida edhe më të rënda, edhe një numër i madh i studentëve të fakulteteve të ndryshme të …

Më shumë...

Januz Salih Zeneli (10.4.1942 – 17.10.1997)

Januz Salih Zeneli (10.4.1942 – 17.10.1997)

Januz Zeneli ishte pjesëtar i një familje të njohur atdhetare, e cila nga brezi në brez kishte trashëguar aspirata për çlirim dhe bashkim kombëtar të shqiptarëve. Të parët e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore luftuan dhe ranë trimërisht kundër bandave gjakatare serbe të cilat riokupuan Kosovën në fillim të …

Më shumë...

Jetë Aziz Hasani (2.2.1956 – 16.10.1998)

Sot mbushen 20 vjet nga rënia në altarin e lirisë të dëshmorit të kombit, Jetë Hasani nga fshati Godanc

Fshati Godanc ndodhet në afërsi të Shtimes, rrëzë maleve të Blinajës. Godancasit janë shquar për qëndresë kundër pushtuesit, qysh nga koha e turkut. Banorët e këtij fshati kanë rezistuar trimërisht në luftë dhe beteja të pareshtura ndër mote. Pikërisht në Godanc të Epërm, më 2 shkurt të vitit 1956, lindi …

Më shumë...