Dëshmorët

Daut Idriz Zagragja (2.3.1971 – 29.1.1999)

Daut Idriz Zagragja (2.3.1971 – 29.1.1999)

-«Haj medet, na shkuan djemtë e rinj! Kush do të na dalë tash i vrarë !”. – ”Qe besa hiç nuk po më pëlqen ky lajm!”…Ky ishte dialogu i parandjenjës së prindërve të dëshmorit Daut Zagragja, Idrizit e Safetes, atë ditë të acartë janari të vitit 1999, kur në valët …

Më shumë...

Sahit Abdurrahman Krasniqi (26.8.1975 – 29.1.1999)

Sahit Abdurrahman Krasniqi (26.8.1975 - 29.1.1999)

Pjesa dërmuese e djelmoshave të ilegales së Anadrinit, pothuajse tërë veprimtarinë e viteve ’80 – ’90 e pati përqendruar përreth fshatit Drinas (ish – Ratkoc). Këtë areale të Anadrinit okupatori serboçetnik e mbulonte me dy pika policore; në Drinas dhe në Xërxë, me më shumë patrulla mobile prej “Qafës së …

Më shumë...

Gaspër Ndue Karaqi (31.8.1961 – 28.1.1999)

Gaspër Ndue Karaqi (31.8.1961 - 28.1.1999)

Në Ujz të Hasit, më 31 shtator të vitit 1961, lindi Gaspër Karaqi. Atë ditë gëzimi për familjen e Ndue Karaqit, Kosovës iu shtua edhe një luftëtar i ardhshëm lirie, kurse kombit shqiptar edhe një dëshmor atdheu. Mësimet fillestare, Gaspri i ri i mori në fshatin Bishtazhin, meqë në Ujz …

Më shumë...

Kolë Gjon Lleshi (15.3.1967 – 28.1.1999)

Kolë Gjon Lleshi (15.3.1967 - 28.1.1999)

Edhe pse një pjesë e madhe e rinisë shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Kosova Lindore, që moti kishte marrë botën në sy për t’iu shmangur ndjekjeve, për bukën e gojës apo për të kërkuar dije, në ditët kur në Prekaz krisi pushka e Komandantit Legjendar Adem …

Më shumë...

Pren Zef Lleshi (19.3.1964 – 28.1.1999)

Pren Zef Lleshi (19.3.1964 - 28.1.1999)

Prerja e aksit të magjistrales Prizren – Gjakovë më 26 prill të vitit 1998 te “Fatoni”, lëvizjet e shpeshta në kufirin shqiptaro -shqiptar deri më 8 qershor të atij viti kur merr Përjetësinë Haxhi Hoti – Lleshi, “Beteja e Gardhishtit”, më 14 maj, “Beteja e Vraniqit”, më 7 gusht, rënia …

Më shumë...

Memë Zef Lleshi (22.2.1973 – 28.1.1999)

Memë Zef Lleshi (22.2.1973 - 28.1.1999)

Në historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si në anën organizative ashtu edhe në atë operative, nuk ishin të rralla familjet shqiptare që u angazhuan me tërë qenien e vet në shërbim të idealit për çlirim, për shtetësi të Kosovës e për bashkimin e trojeve etnike. Familjet e …

Më shumë...

Naim Halil Dreshaj (16.6.1970 – 28.1.1999)

Naim Halil Dreshaj (16.6.1970 - 28.1.1999)

Dëshmori Naim Dreshaj ka lindur më 16 qershor të vitit 1970, në Prigodë të kornunës së Burimit (Istogut). Prindërit e tij, Halili e Gjyla kishin tetë fëmijë,  Sokolin, Shehrinë, Metën, Naimin, Fazliun, Bedriun, Nazmien dhe Sanien. Rritja në mesin e shumë vëllezërve e motrave, ishte një privilegjë e madhe për …

Më shumë...

Bedri Sejdi Bajrami (20.3.1974 – 27.1.1999)

Bedri Sejdi Bajrami (20.3.1974 - 27.1.1999)

Bedriu u lind më 20 mars 1974, në fshatin Mirofc të Besianës, në një familje të varfër, por të urtë e bujare. Babai i dëshmorit, Sejdiu, ishte martuar me JNaxhieBeçirinnga Shtedimi dhe gjatë jetës bashkëshortore përpos dëshmorit të kombit Beriut ata kanë edhe tre djem e tri vajza (Nexhmiun, Sabriun, …

Më shumë...

Kasim Rexhep Shala (10.2.1981 – 27.1.1999)

Kasim Rexhep Shala (10.2.1981 - 27.1.1999)

Kasim Shala ka lindur më 10 shkurt të vitit 1981, në fshatin Ruhot të Pejës. Babai Rexhepi dhe nëna Eminja, kishin pesë fëmijë, dy djem dhe tri vajza. Kasimi ishte më i riu prej fëmijëve. Familja Shala, ashtu sikurse edhe shumë familje të tjera liridashëse, për shkak se nuk iu …

Më shumë...

Hamdi Ibish Berisha (8.3.1977 – 27.1.1999)

Hamdi Ibish Berisha (8.3.1977 - 27.1.1999)

Dëshmori i kombit Hamdi Berisha u lind më 8 mars të vitit 1977, në fshatin Ruhot të Pejës. Prindërit Ibish Berisha e Hatmane Krasniqi- Berisha, bijë e fshatit Poçestë e Pejës, i lindën e i rritën nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza: Dervishin, Jakupin, Hamdiun, Eminen, Razën, Fatimen, Arbnoren, …

Më shumë...

Driton Jahir Azemi (4.3.1980 – 27.1.1999)

Driton Jahir Azemi (4.3.1980 – 27.1.1999)

Në fshatin Bardhash (ish-Bradash ) të Besianës më 4 mars 1980 u lind dëshmori i kombit Driton Azemi. Bashkëshortët, Eminja e Jahiri patën nëntë fëmijë, shtatë djem e dy vajza: Blerimi, Arbeni, Agroni, Dritoni, Artoni, Fatoni, Bajrami, Shaha dhe Blerta. Dritoni shkollimin fillor e kreu në shkollën e fshatit të …

Më shumë...

Mehdi Sylë Haziri (1.1.1957 – 27.1.1999)

Mehdi Sylë Haziri (1.1.1957 - 27.1.1999)

Biri i shtrenjtë i Sylë e Bahtie Hazirit, Mehdi Haziri, u lind më 1.1.1957, në fshatin Druar të komunës së Vushtrrisë. Ndër vëllezërit e motrat e tij: Sejdi, Abit, Bedri, Sami, Sabrie, Nafie dhe Advi Haziri, Mehdiu ishte fëmija i dytë. Pas shkollimit fillor në vendlindje, Mehdiu e kreu shkollën …

Më shumë...

Skënder Murat Rexhepi (3.6.1965 – 21.1.1999)

Skënder Murat Rexhepi (3.6.1965 - 21.1.1999)

Skënder Rexhepi ka lindur më 3 qershor 1965 në fshatin Mrasor të komunës së Rahovecit. Skënderi rrejdh nga një familje e mirënjohur ardhetarësh, nga e cila kanë dalë burra në zë, që gjithmonë i kanë dalë zot vatanit. Kulla e Pajazit dhe Shaban Mrasorit (katragjysh dhe stërgjyshë të Skënderit) është …

Më shumë...

Ahmet Shaban Kaçiku (15.1.1964 – 19.1.1999)

Ahmet Shaban Kaçiku (15.1.1964 - 19.1.1999)

Familja Kaçiku, nga Bitia e Epërme e komunës së Shtërpcës, është e njohur për atdhetarizëm. Gjyshi i dëshmorit, Bajram Kaçiku ishte luftëtar i dalluar në këtë anë, në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Në këtë frymë u rritën dhe u edukuan fëmijët e Shaban dhe Velime Kaçikut. Ahmeti lindi …

Më shumë...

Vezir Nezir Jashari (2.4.1975 – 19.1.1999)

Vezir Nezir Jashari (2.4.1975 – 19.1.1999)

Vezir Jashari lindi në fshatin Gadish të komunës së Gjilanit. Qysh në moshë të re i vdes nëna, Çibria e pak vite më vonë edhe babai, Neziri. Veziri ishte rritur duke e ndier thellë në shpirt mungesën e prindërve. Mirëpo për të u përkujdes xhaxhai i tij Azizi. Familja Jashari …

Më shumë...

Ramadan Pllana: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, yje të pashuar

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Kosova nuk ka nevojë për disa zëra të ngritur, por ka nevojë për një zë të fuqishëm. (Jusuf Gërvalla) U mbush një çerek shekulli nga vrasja mizore prej dorës kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Por, heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse emrat dhe veprat e tyre …

Më shumë...