Lufta heroike, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i ka vënë vulën një epoke të veçantë të historisë së Kosovës, duke kushtëzuar edhe ndërrimin e emrave të shumë qyteteve, fshatrave e vendeve të ndryshme të saj, në të cilat janë zhvilluar beteja të ashpra kundër pushtuesit. Njëri prej vendbanimeve, …
Më shumë...Dëshmorët
Kadri Sadri Kokollari (19.8.1965 – 3.7.1998)
Korriku i vitit 1998 karakterizohet me luftimet e përgjakshme pothuajse në të gjitha frontet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por veçanërisht në operacionet defansive të Anadrinit, të Malësisë së Vërrinit, të Bardhit të Madh, të Grykës së Llapushnikut, të Radishevës, e të Rrafshit të Dukagjinit; me Qarrabreg e Junik, drejtim …
Më shumë...Fahri Nazmi Bici (6.7.1979 – 2.7.1999)
Në fshatin Godishnjak të Besianës, më 6 korrik të vitit 1979, u lind Fahri Nazmi Bici. Mësimet e para i mori në shkollën “Afrimi e Fahriu” në fshatin Lluzhan. Shkollën e Mesme Ekonomike e regjistroi në Besianë, por e ndërpreu për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Fahriu ishte fëmijë inteligjent …
Më shumë...Avni Limon Dudi (15.6.1975 – 2.7.1999)
Familja Dudi nga Llausha e Besianës njihet si familje atdhetare, meqë ajo ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për çështjen kombëtare. Në të gjitha luftërat që u zhvilluan në këto anë, pjesëtarët e kësaj familje ishin pjesëmarrës dhe çdoherë synim kishin çlirimin e vendit nga okupatori. Në Luftën e Dytë Botërore …
Më shumë...Mentor Osman Dërvishaj (19.7.1977 – 29.6.1998)
Sikurse në shumicën e rasteve gjatë historisë, që flijimi për atdhe ishte rezultat i trashëgimisë së edukimit atdhetar, edhe Mentor Dervishaj shte produkt I këtij edukimi. Ai nuk mund te mos absorbonte në shpirtin, në mendjen e në ndërgjegjen e vet historinë e shtypjes, të tmerrit e të dhembjes, që …
Më shumë...Skerdilajd Bardhyl Llagami (1.10.1969 – 29.6.2001)
Bardhyl Llagamit, i ati i dëshmorit të kombit, Skerdilajd Llagamit, 60-vjeçarit tiranas që dikur pat punuar si kryeinxhinier i Kombinatit të Tekstileve “Stalin” dhe më vonë Drejtor Drejtorie në Ministrinë e Ekonomisë, edhe sot e kësaj dite akoma nuk i besohet dhe i duket si një ëndërr e keqe, që …
Më shumë...Ismet Salih Uka ( 2.8.1958 – 29.6.1998)
Familja Uka e fshatit Ticë të Drenicës, çlirimit të Kosovës nga robëria serbe i ka dhënë dy vëllezër dëshmorë, Ismet Uka dhe Gani Uka. Babai Salihu dhe nënë Azizja rritën bijtë: Ismetin, Musliun, Mehmetin Samiun, Ganiun si dhe bijën e vetme Hanifen. Ismeti u lind më 2 gusht të vitit …
Më shumë...Feriz Idriz Bibaj (15.11.1974 – 29.6.1999)
Lladroci është një vendbanim i lashtë i Llapushës, në të cilin në harmoni të plotë jetojnë familjet Zogaj, Buçaj, Bibaj, Gega, Gjini, Gashi dhe Jaku- paj. Harmonia, bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe dashuria vëllezërore kanë bërë që ky fshat, përveç këtyre vyrtyteve të urtësisë dhe bujarisë të trashëguara brez pas brezi, …
Më shumë...Xhemajl Ahmet Mehmeti (5.1.1948 – 29.6.1998)
Xhemajl Ahmeti lindi në fshatin Plluzhinë të Skënderajt, më 5 janar të vitit 1948. Ishte djali i Ahmet Mehmetit (1917-2005), veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, i cili mori pjesë në mbrojtjen e Kosovës nga forcat çetnike serbe në vitet 1942-1944 si dhe në luftën heroike të Shaban Palluzhës. Edhe pas …
Më shumë...Naser Hajriz Lani (28.2.1958 – 27.6.1998)
Llausha e Drenicës është e njohur për rezistencë kundër depërtimit serb në Kosovë. Bajraktarët e luftëtarët popullorë të këtij fshati kanë luftuar kundër forcave ekspansioniste serbe, qysh në periudhën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga krahina e Toplicës (tash nën Serbi) në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Në rrëfimet …
Më shumë...Arif Shpend Dautaj (28.10.1959 – 26.6.1998)
Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë përkrahur dhe kanë marrë pjesë aktive në të edhe shumë luftëtarë dhe oficerë nga Shqipëria administrative. Në mesin e tyre kanë rënë dëshmorë nga pothuajse të gjitha viset e Shqipërisë, prej Tropojës, Shkodrës, Beratit, Kavajës, Çermenikës e Tiranës. Në altarin e lirisë …
Më shumë...Qazim Hazir Dautaj (2.9.1952 – 26.6.1998)
Në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë pjesë aktive shumë luftëtarë dhe oficerë nga Shqipëria administrative. Në mesin e tyre kanë rënë dëshmorë nga Tropoja, Shkodra, Berati, Kavaja, Çermenika, Tirana etj. Në altarin e lirisë kanë rënë oficeri emblematik, Tahir Sinani nga Tropoja, Qazim Dautaj, Arif Dautaj, …
Më shumë...Bylbyl Hazir Breçani (13.5.1974 – 25.6.1999)
Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë dëshmorë shumë luftëtarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike. Në mesin e tyre, bëjnë pjesë edhe eprori dhe komandanti i tri luftërave çlirimtare shqiptare, të zhvilluara në Kosovë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në Maqedoni, Tahir Sinani, Bylbyl Breçani nga …
Më shumë...Besnik Sali Jasiqi (17.3.1981 – 25.6.1999)
Në mesin e trimave të shumtë që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovë, janë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Besnik Jasiqi. Rënia e tyre në agim të lirisë së përgjakur, ia shtuan krenarinë jo vetëm Jasiqit dhe Hereqit, ku ata u lindwn dhe u rritën. Besniku u lind në fshatin …
Më shumë...Bujar Sali Jasiqi (13.7.1979 – 25.6.1999)
Bujar Jasiqi u lind në fshatin Jasiq të Junikut, më 13.7.1979. Prindërit e tij, Sali dhe Bute Jasiqi linden e rritën 6 fëmijë: Bujarin, Besnikun, Blertën, Besartin, Besartën dhe Blerinën. Më vonë, kjo familje tokë dhe shpërngulet në fshatin Hereq. Gjyshi i Bujarit, Ramë Jasiqi, duke pasur në të kaluarën …
Më shumë...Arben Xhemail Januzaj (4.7.1976 – 24.6.1999)
Më 10 qershor të vitit 1999, pushtuesi serb, pas një viti e gjysmë lufte të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënshkroi kapitullimin përballë kësaj ushtrie dhe përballë sulmeve ajrore të NATO-s, me obligimin që brenda dymbëdhjetë ditëve, trupat e tij militare e paramilitare të tërhiqen nga territori i Kosovës, …
Më shumë...