Dëshmorët

Menhend Osman Dërvishaj (17.10.1974 – 28.5.1999)

Menhend Osman Dërvishaj (17.10.1974 - 28.5.1999)

Flijimi për çlirimin e Kosovës, i tre vëllezërve Dërvishaj, Mentorit, Menderesit e Menhendit, nga Zabllaçi i komunës së Burimit, dëshmoi se prindërit e tyre, Osmani e Naxhia, kishin rritur djem për luftë dhe po për luftën kishin bërë edhe pasurinë. Në këtë çerdhe të familjes atdhetare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës …

Më shumë...

Habib Jakup Gashi (26.10.1978 – 28.5.1999)

Habib Jakup Gashi (26.10.1978 – 28.5.1999)

Fshati Nagac i Anadrinit të Rahavecit, me kohë ishte një çerdhe për organizimin e shumë formave të rezistencës së armatosur. Ky fshat e ka pranë Krushën e Madhe të Ukshin Hotit, Qëndresën e Nahit Hasanit, Hoçen e Vogël të vëllezërve Krasniqi (Shkëlzenit dhe Luanit) e Celinën e Agron Fetahut. Në …

Më shumë...

Sinan Haradin Morina (16.7.1968 – 28.5.1999)

Sinan Haradin Morina (16.7.1968 - 28.5.1999)

Dëshmori i kombit, Sinan Morina është i lindur më 16 korrik të vitit 1968 në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në Gllarevë, ndërsa atë të mesme në Gjimnazin e Kijevës, të cilin si i “papërshtatshëm”, me shumë vështirësi arriti ta përfundojë më vonesë. Sinani u …

Më shumë...

Arsim Arif Tahiri (2.11.1979 – 28.5.1999)

Më 28.05.2018 në fshatin Pasomë të Vushtrrisë zbulohet pllaka përkujtimore në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Arsim Tahiri

I pari nga pesë fëmijët që i patën prindërit Arif e Xhivzide Tahiri, Arsim Tahiri u lind në fshatin Sumë, komuna e Vushtrrisë, më 2 nëntor 1979. Gjyshi i tij, Raifi, ishte bashkëluftëtar i Ahmet Selacit, Bislim Bajgorës, Ukshin Kovaçicës e Adem Vocës. Shkollën fillore Arsimi e kreu në vendlindje, …

Më shumë...

Ismail Malush Gashi (21.12.1967 – 28.5.1999)

Ismail Malush Gashi (21.12.1967 - 28.5.1999)

Të pakta janë stuhitë e kurdisura gjatë historisë, e të mos kenë kaluar nëpër Krushën e Madhe të Anadrinit, nëpër Krushën e Bajram Currit e të profesor Ukshin Hotit. Pothuajse asnjëherë shtrëngatat e këtilla nuk i kursyen Gashët e këtij fshati, por këta bartën mbi supet e veta çdo barrë …

Më shumë...

Kurtish Bajram Hasani (13.11.1957 – 28.5.1999)

Kurtish Bajram Hasani (13.11.1957 – 28.5.1999)

Rënia e Agim Selmanajt, Abdylsalem Ahmetajt, Emrush Buzhalës, Besim Kadollit, Emin Musliut, Sherif Buqajt, Murat Kadrijajt, Shaqir Tërshanit, Alush Mustafës, Faton Vehbiut, Fehmi Demiqit, Fetah Selcës, Safet Elshanit, Fetah Gegës, Xhavit Bajraktarit, Arif Spahiut, Hysen Hotit, Nehat Jupës, Ismet Kodrës, Besim Rexhepit, Hajriz Muhadinit, Islam Nezirajt, Muhamet Kabashit, Rexhep Demirit, …

Më shumë...

Mustafë Mursel Haxhiu (11.6.1945 – 28.5.1999)

Mustafë Mursel Haxhiu (11.6.1945 – 28.5.1999)

Njëri prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me gjen atdhetarizmi dhe me ndjenjë sakrifice për liri, ishte edhe atdhetari i brumosur me trimëritë e Drenisës së Azem Bejtës, Ahmet Delisë, Emin Latit e të Shaban Palluzhës, Mustafë Haxhiu nga Ternaci i Skënderajt. Dalja publike e formacioneve të UÇK-së në …

Më shumë...

Feriz Hasan Blakaj (12.9.1964 – 28.5.1999)

Feriz Hasan Blakaj (12.9.1964 – 28.5.1999)

Dëshmori Feriz Blakaj ka lindur më 12 shtator të vitit 1964, në fshatin Tedel (Vrellë) të Burimit (ish-Istog). Prindërit e tij, Hasani dhe Eminja kishin gjashtë djem: përveç Ferizit edhe Halilin, Muhametin, Shefqetin, Xhevdetin dhe Valdetin. Ferizi mësoi në shkollën fillore “Hysni Zajmi” të fshatit të lindjes, ndërsa shkollimin e …

Më shumë...

Hajrush Mehmet Elezaj (29.4.1973 – 27.5.1999)

Hajrush Mehmet Elezaj (29.4.1973 – 27.5.1999)

Dëshmori i kombit Hajrush Elezaj u lind më 29 prill të vitit 1973, në fshatin Radavc (Kryedrin) të Pejës, në një familje të ndershme, e dalluar për tradita atdhetare, e cila gjatë dekadave ishte e përndjekur dhe e keqtrajtuar nga regjimi okupues serb. Prindërit Mehmet e Faze Elezaj, i lindën …

Më shumë...

Isuf Zymer Maznikolli (25.11.1952 – 27.5.1999)

Isuf Zymer Maznikolli (25.11.1952 – 27.5.1999)

Fshati Kosuriq në Lugun e Baranit, në komunën e Pejës, ashtu sikur në të kaluarën i doli zot Atdheut, edhe në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht duke organizuar Shtabet Lokale, duke hapur istikame dhe duke mobilizuar vullnetarë në radhët e luftës. Ky fshat ka dhënë shumë …

Më shumë...

Nazmi Haki Hasani (16.4.1979 – 27.5.1999)

Nazmi Haki Hasani (16.4.1979 - 27.5.1999)

Menjëherë pas rënies së dëshmorit të kombit Bekim Abdullah Sylka prej Rahaveci, forcat paramilitare, policore e ushtarake serbe, duke kujtuar se tashmë e kishin dezorientuar Brigadën 124 “Gani Paçarizi” e cila vepronte me një batalion shumë afër Rahavecit, më 26 maj 1999 pothuajse gjatë tërë ditës qëndronin nëpër pozicionet e …

Më shumë...

Astrit Hekuran Suli (13.4.1976 – 27.5.1999)

Astrit Hekuran Suli (13.4.1976 - 27.5.1999)

Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashkuan edhe shumë bij e bija të Shqipërisë, ndër ta edhe eprorë dhe ushtarakë të mirënjohur. Në mesin e tyre, në fushëbetejat e UÇK-së kanë rënë edhe disa luftëtarë emblematikë si: Tahir Sinani, Astrit Suli, Ind rit Cara, Halit Coka, Arian Ibrahimi, Dinë …

Më shumë...

Sabedin Bajram Hajda (16.3.1960 – 27.5.1999)

Sabedin Bajram Hajda (16.3.1960 - 27.5.1999)

Ditët e para të pranverës së vitit 1998, për Rrafshin e Dukagjinit në përgjithësi, e për Gllogjanin dhe Shqiponjën në veçanti, prandaj edhe për kullën legjendare të Haradinajve, pas Luanit të mbetur në “Qafë-Mullar”, duhet të jenë ditët më të vështira, pasi që atyre ditëve veç ishin hartuar planet që …

Më shumë...

Feim Avdi Gashi (3.3.1971 – 27.5.1998)

Feim Avdi Gashi (22.2.1971 - 27.5.1998)

Dita e daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin renaj të Anadrinit, më 26 prill të vitit 1998 dhe themelimi i Shtabit Operativ Rajonal për Anadrinin, shënoi kulmin e ëndrrave të ilegales së këtij rajoni, shënoi realizimin e dëshirave të vëllezërve Gashi – bijve të Avdi Sherifit, sot, të …

Më shumë...

Mexhit Myrtezan Mustafa (1.2.1963 – 27.5.1999)

Mexhit Myrtezan Mustafa (1.2.1963 - 27.5.1999)

Pas fillimit të bombardimeve mbi forcat dhe bazat serbe nga Aleanca Veriatlantike, sidomos pas rënies së bombave të para, paramilitarët, policët, ushtarët dhe kolaboracionistët shqipfolës që bredhnin nëpër akset rrugore të Anadrinit, u tërbuan edhe më tepër, sepse shihej qartë se do të shkatërrohej i tërë sistemi i sigurimit dhe …

Më shumë...

Valon Metë Myrtaj (14.4.1978 – 27.5.1999)

Valon Metë Myrtaj (14.4.1978 – 27.5.1999)

Valon Myrtaj ka lindur më 14 prill të vitit 1978, në fshatin Uçë të Burimit (ish-Istog). Familja e tij ishte e varfër ekonomikisht, por fisnike dhe atdhetare. Një vit pas lindjes së Valonit, më 1979, familja e tij u shpëngul në fshatin Dubravë, në afërsi të Burimit. Atje, ajo kishte …

Më shumë...