Dëshmorët

Menderes Osman Dërvishaj (4.3.1973 – 8.5.1999)

Menders Osman Dërvishaj (4.3.1973-8.5.1999)

Në luftën e fundit çlirimtare, nuk ishte i vogël numri i familjeve e i prindërve shqiptarë, të cilët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia dhanë nga dy, tre e më shumë ushtarë lirie, sikurse që edhe Kosovës ia falën nga dy, tre e më tepër dëshmorë të kombit. Prindërit, Osman e …

Më shumë...

Haki Dinë Kameraj (7.10.1963 – 8.5.1998)

Haki Dinë Kameraj (7.10.1963 – 8.5.1998)

Dëshmori i kombit Haki Kameraj u lind më 7 tetor të vitit 1963, në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Ishte fëmija i vogël, nga katër djemtë që i lindën dhe i rritën prindërit Dinë dhe Hatë Kameraj. Shkollën fillore Hakiu e kreu në Isniq, të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit …

Më shumë...

Ibish Daut Mavraj (1.3.1963 – 8.5.1999)

Ibish Daut Mavraj (1.3.1963 - 8.5.1999)

Dëshmori Ibish Mavraj ka lindur më 1 mars të vitit 1963 në fshatin Saradran të komunës së Burimit (ish-Istog), në një familje bujare. Prindërit e tij, Dauti e Xheva rritën me ndershmëri edhe shtatë fëmijë të tjerë të lindur pas Ibishit, Abazin, Istrefin, Idrizin, Xhemailin, Ramushin, Ajmenen dhe Sofinë. Pas …

Më shumë...

Bekim Sefer Mavraj (1.8.1977 – 8.5.1999)

Bekim Sefer Mavraj (1.8.1977 - 8.5.1999)

Njëri ndër shumë të rinjtë e fshatit Saradran të komunës së Burimit (ish-Istog), që u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që flijoi jetën për lirinë e Kosovës, ishte edhe Bekim Mavraj. Pas formimit të njësiteve të UÇK-së, të cilat si formacione të brigadës 133 “Adrian Krasniqi” …

Më shumë...

Mustafë Tahir Shabanaj (10.5.1960 – 8.5.1999)

Mustafë Tahir Shabanaj (10.5.1960 - 8.5.1999)

Vetëm dy ditë para se t’i rrumbullakësonte 39 vite të jetës tokësore, dëshmori Mustafë Shabani filloi jetën e amshueshme, për të mos u harruar kurrë emri i tij, e për të mos u venitur kurrë kujtimi për të. Simbole të këtij amshimi janë edhe arma e heshtur e lirisë dhe …

Më shumë...

Afrim Vehbi Kalanica (18.1.1980 – 7.5.2001)

Afrim Vehbi Kalanica (18.1.1980 - 7.5.2001)

Afrim Kalanica, u lind më 18 janar të vitit 1980, në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt. Ishte djali i Vehbiut dhe i  Zade Reshanit-Kalanica. Mësimet e para i mbaroi në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me sukses te shkëlqyeshëm. Më pas u regjistrua në Shkollën e Mesme Ekonomike në …

Më shumë...

Gazmend Zeqir Zeqiri (16.11.1978 – 7.5.1999)

Gazmend Zeqir Zeqiri (16. 11. 19 78 – 7. 5. 1999)

Dëshmori i kombit, Gazmend Zeqir Zeqiri u lind me 16 nëntor në vitin 1978 në fshatin Kopiliq i Epër. Prindërit Zeqir e Isma Zeqiri linden e rritën dhjetë fëmijë katër djem: Smajlin, Ilirin, Gazmendin dhe Arbenin e gjashtë vajza: Nurijen, Mihrijen, Sevdijen, Hafizen, Lumnijen dhe Dashurijen. Dëshmori Gazmend Zeqiri shkollën …

Më shumë...

Bahri Rrahman Fazliu (31.8. 1971 – 7.5.1998)

Bahri Rrahman Fazliu (31.8. 1971 - 7.5.1998)

Në fshatin Llaushë të Besianës, më 31 gusht të vitit 1971, lindi Bahri Fazliu. Babai i tij, Rrahmani, punonte në minierën e Kishnicës. Në edukimin atdhetar të fëmijëve të kësaj familjeje minatore ndikoi edhe nëna, Halimja. Shkollën ”Fillore dhe të mesmen, Bahriu i kreu në Prishtinë. Një muaj pas rënies së vëllait të tij, …

Më shumë...

Françesko Xhyzepe Bider (10.1.1961 – 7.5.1999)

Françesko Xhyzepe Bider (10.1.1961 – 7.5.1999)

Françsko Xhuzepe Bider, nga Italia, është në mesin e luftëtarëve internacionalistë që ranë në luftë për çlirimin e Kosovës nga regjimi okupator serb. Përveç këtij luftëtari, në frontin e Kosharës, në luftë kundër forcave ushtarake dhe policore serbe kanë rënë dëshmorë edhe Pjer Arno Pajar, nga Franca dhe Muhamed Aliu, …

Më shumë...

Demush Kamber Mavraj (15.1.1949 – 7.5.1999)

Me 5, 6 dhe 7 maj 2019 në Burim mbahen aktivitete sportive e përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit, Demush Mavraj

Në luftën Çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, secila trevë dhe secili fshat i Kosovës u shqua me luftëtarët e vet të veçantë e të devotshëm, të cilët shpalosën gjoksin para armikut shekullor serb dhe rrëmbyen armën e trimërisë kundër tij. Me të tillë luftëtarë të lirisë, të …

Më shumë...

Nuhi Rrustem Berisha (20.10.1972 – 7.5.1999)

Nuhi Rrustem Berisha (20.10.1972 – 7.5.1999)

Vasileva është një fshat në komunën e Drenasit që në luftën e fundit lirisë së Kosovës ia fali tre dëshmorë: Agron Berishën, Nuhi Berishën dhe Sinan Berishën, është vrarë mizorisht në shtëpinë e saj plaka e palëvizshme Hasa Hamza Berisha në moshën 98 vjeçare, kurse ende vazhdojnë të konsiderohen të …

Më shumë...

Adnan Nexhmedin Krasniqi (26.3.1981 – 7.5.1999)

Adnan Nexhmedin Krasniqi (26.3.1981 – 7.5.1999)

“Për Prekaz, Mejë e Reçak, Adnan-trimi mori hak. Për lirinë e këtij trolli, Pak pa vdekur një fjalë foli.” Nuk janë të rralla rastet kur pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveç studentëve të Universitetit të Prishtinës e që kap numrin 456, iu bashkua edhe rinia e shkollave të mesme …

Më shumë...

Sinan Latif Berisha (25.4.1971 – 7.5.1999)

Sinan Latif Berisha (25.4.1971 – 7.5.1999)

Vasileva është njëri ndër fshatrat e Drenicës që gjatë gjithë luftës ka dhënë kontribut të madh në strehimin dhe evakuimin e popullatës civile, e cila detyrohej ta braktiste vatrën e vet për t’iu shmangur falangave vrasëse të Millosheviqit. Në këtë vendbanim mikpritës dhe bujar lindi, u rrit, u burrërua dhe …

Më shumë...

Demush Isuf Lata (3.4.1965 – 7.5.1999)

Demush Isuf Lata (3.4.1965 – 7.5.1999)

Dëshmori i kombit Demush Lata u lind më 3 prill të vitit 1965 në një familje atdhetare në fshatin Smolicë të Gjakovës, e cila gjatë luftës së fundit për liri dha tre dëshmorë të kombit: Naim Avdiun, Burim Hamzajn dhe Demush Latën. Prindërit Isuf e Ajshe Lata, i lindën dhe …

Më shumë...

Njazi Rexhepi (1.11.1967- 6.5.1999)

Njazi Rexhepi (1.11.1967- 6.5.1999)

Njazi Rexhepi lindi në nëntorin e trimërisë shqiptare. Ai u lind më 1 nëntor të vitit 1967, në fshatin Sllatinë e Epërme të komunës së Vitisë, në një familje fisnike e atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Sllatinë, kurse të mesmen në Viti. Edhe pse fare i ri, kishte marrë …

Më shumë...

Avdi Smajl Kelmendi (25.11.1968 – 6.5.1999)

Avdi Smajl Kelmendi

Avdi Smajl Kelmendi është lindur me 25 nëntor të vitit 1968, në  fshatin Lutogllavë komuna e Pejës. Rrjedh nga një familje patriotike. Babai, Smajli, bashkë me të vllain Tahirin, ishin luftëtarë të denjë të lëvizjes kombëtare që luftonin për liri kombëtare, gjithnjë në luftë kundër serbomalazezve. Prindërit, Smajl dhe Miradije …

Më shumë...