Familja Haradinaj e Gllogjanit është ndër familjet më të njohura të historisë sonë kombëtare, sidomos prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në epopenë e lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezistenca e Haradinajve kundër pushtuesve të ndryshëm të trojeve të Shqipërisë është e mirënjohur. Në fillim të …
Më shumë...Dëshmorët
Ramadan Rexhep Rexhepi (21.1.1962 – 5.5.1999)
Fshati Sojevë i komunës së Ferizajt, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha dëshmorë e martirë, ndër të cilët edhe njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Neredimes, Ramadan Rexhepin, i njohur gjatë kohës së luftës si “Komandant Adidasi”. Për çlirimin …
Më shumë...Pal Mark Paluca (17.2.1974 – 5.5.1999)
Një pjesë e madhe e rinisë shqiptare, e ndjekur nga pushteti udbesk i Slobodan Milosheviqit, dhe e shtypur prej skamjes e fukarallëkut nëpër këto troje, apo pjesa tjetër e shtyrë prej ambicijeve për të nxënë dituri duke shtegtuar për dije e çlirim kombëtar, nëpër botë, shumë herët ishte e detyruar …
Më shumë...Murad Muhamed Ali (1.3.1969 – 5.5.1999)
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e mirëfilltë çlirimtare, misioni i së cilës ishte dekolonizimi i Kosovës dhe largimi prej saj i kolonizatorit serb. Duke qenë çlirimtare dhe me karakter thellësisht human, ajo preku ndërgjegjen e pastër të mbarë botës liridashëse. Kushtrimi universal i lirisë trokiti edhe në …
Më shumë...Mursel Rrustem Boletini (19.11.1977 – 4.5.1999)
Dëshmori i kombit Mursel Boletini rrjedh nga familja e njohur Boletini, e cila dha shumë trima për lirinë e vendit. Edhe dëshmori i kombit, Mursel Boletini ishte inspiruar nga të parët dhe kështu vazhdon rrugën e nisur nga atdhetari i njohur i kësaj familjeje, Isë Boletini. Në familjen fshatare të …
Më shumë...Hadije Mustafë Spahiu (27.5.1966 – 4.5.1999)
Historia jonë kombëtare, me luftëra e beteja dhe krijimtaria jonë popullore – gojore, së bashku, ruajtën personalitetet dhe potretet fizike e shpirtërore të femrave, të cilat me shekuj ishin nëna, motra e bashkëshorte, por edhe luftëtare, që krah për krah me burrat, me djemtë e me vëllezërit, luftuan vetëm e …
Më shumë...Muharrem Smajl Vuthaj (18.2.1947 – 4.5.1999)
Njëri prej atyre që me vetëmohim ia dhuroi jetën lirisë së Kosovës, është edhe pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Vuthaj, nga fshati Tedel (Vrellë) i komunës së Burimit (ish-Istog). Te ky burrë ishte brumosur që herët vetëdija e militantizmit kombëtar, prandaj lindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do …
Më shumë...Nazmi Xhemajl Bashota (9.4.1975 – 4.5.1999)
Nazmi Bashota u lind më 9 prill të vitit 1975 në fshatin Kushtrim (ish-Cerovik). Babai Xhemajli dhe nënë Sadberja rriten bijtë: Nazmiun, Malën, Binakun dhe Hamdiun si dhe bijat: Fatimen e sevdijen. Shkollën fillore e kreu në Kijevë, ndërsa të mesmen në fshatin Llozicë. Vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë …
Më shumë...Tahir Nasuf Gashani (27.5.1969 – 3.5.1999)
Fshati Qëndresë (ish-Terstenik) i Drenasit ka një histori të lavdishme të rezistencës kombëtare. Përveç pjesëmarrjes masive në kryengritjet shqiptare për çlirim nga robëria turke, pjesëtarët e këtij fshati kanë luftuar edhe përkrah Azem e Shote Galicës, më vonë në vitin 1945 përkrah komandantit të Drenicës, Shaban Palluzha, dhe në luftën …
Më shumë...Besim Rizah Tiku (1.7.1977 – 3.5.1999)
Historia e vrasjes së burrave shqiptarë nga uniforma e pushtuesit serb, si te shumë familje të Drenicës e të mbarë Kosovës, ishte përsëritur edhe në familjen Tiku të fshatit Verbovc të Drenasit. Kësaj familjeje, në vitin 1945, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, çetnikët serbë ia kishin vrarë tre …
Më shumë...Rifat Xhafer Goxhufi (7.3.1969 – 3.5.1999)
Rifat Goxhufi, i biri i Xhaferrit dhe i Nailes, ka lindur në fshatin Koliq, Komuna e Prishtinës. Rrëmbimi armëve për liri nga Rifat Goxhufi nuk është ndonjë përjashtm për familjen e tij, pasi pjestarët e saj kanë marrë pjesë në të gjitha kryengritjet dhe luftrat e mëdha të shqiptarëve për …
Më shumë...Avdyl Islam Duçi (4.4.1937 – 3.5.1998)
Lufta çlirimtare në trevën e Rekës së Keqe, si kudo në Kosovë, shënon një epope të lavdishme të popullit shqiptar për liri. Ajo u kurorëzua me fitore, falë heroizmit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmori Avdyl Duçi, u lind në Ponoshec të Rekës së Keqe, komuna e Gjakovës, …
Më shumë...Nysret Ramadan Halili ( 17.6.1956 – 3.5.1999)
Nysret Ramadan Halili u lind më 17 qershor të vitit 1956 në fshatin, Shtuticë të komunës së Drenasit (ish-Gllogov). U lind në një familje me tradita të atdhetarisë. Në vitin 1963 regjistron shkollën fillore në fshat, paralele e ndarë e shkollës, Zenel Hajdini të Tërstenikut. Aty vijoi shkollimin deri në …
Më shumë...Bahri Rexhep Haxha (3.2.1972 – 2.5.1999)
Në Manzën e Poshtme të Vushtrrisë (ish Sfaraçaku i Poshtëm), jeton edhe familja Haxha, e cila ka origjinë nga Galica heroike. Krah për krah me kryetrimin Azem Galica ishte edhe Vesel Haxha- Galica, i cili u dallua edhe në Brigadën e tribunit të Drenicës e mbarë Kosovës, Shaban Palluzha. Në …
Më shumë...Faruk Nazmi Beqiri (22.1.1977 – 2.5.1999)
Faruk Beqiri u lind më 22 janar 1977 në fshatin Ceceli të vushtrrisë. Të parët e tij kishin ardhur nga fshati Kaqanuell. Kjo familje dallohej për atdhedashuri. Gjyshi i tij asnjëherë nuk u pajtua me robërues in e vendit. Ai kishte bashkëpunim me trimat shaljanë, e sidomos me Ahmet Selacin. …
Më shumë...Bastri Beqir Hyseni (5.1.1970 – 2.5.1999)
Me instalimin e pushtetit të dhunshëm serb, përcjellur me terror e maltretime e forma të ndryshme të dhunshme, shtohen edhe format e ndryshme kundërvënëse deri në shkallën e shpërthimit të luftës së armatosur për liri, jetë a vdekje, madje deri në çlirim përfundimtar. U lind në Skromë, më 5 maj …
Më shumë...