Dëshmorët

Tahir Nasuf Gashani (27.5.1969 – 3.5.1999)

Tahir Nasuf Gashani (27.5.1969 – 3.5.1999)

Fshati Qëndresë (ish-Terstenik) i Drenasit ka një histori të lavdishme të rezistencës kombëtare. Përveç pjesëmarrjes masive në kryengritjet shqiptare për çlirim nga robëria turke, pjesëtarët e këtij  fshati kanë luftuar edhe përkrah Azem e Shote Galicës, më vonë në vitin 1945 përkrah komandantit të Drenicës, Shaban Palluzha, dhe në luftën …

Më shumë...

Besim Rizah Tiku (1.7.1977 – 3.5.1999)

Besim Rizah Tiku (1.7.1977 – 3.5.1999)

Historia e vrasjes së burrave shqiptarë nga uniforma e pushtuesit serb, si te shumë familje të Drenicës e të mbarë Kosovës, ishte përsëritur edhe në familjen Tiku të fshatit Verbovc të Drenasit. Kësaj familjeje, në vitin 1945, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, çetnikët serbë ia kishin vrarë tre …

Më shumë...

Rifat Xhafer Goxhufi (7.3.1969 – 3.5.1999)

Rifat Xhafer Goxhufi (7.3.1969 - 3.5.1999)

Rifat Goxhufi, i biri i Xhaferrit dhe i Nailes, ka lindur në fshatin Koliq, Komuna e Prishtinës. Rrëmbimi armëve për liri nga Rifat Goxhufi nuk është ndonjë përjashtm për familjen e tij, pasi pjestarët e saj kanë marrë pjesë në të gjitha kryengritjet dhe luftrat e mëdha të shqiptarëve për …

Më shumë...

Avdyl Islam Duçi (4.4.1937 – 3.5.1998)

Avdyl Islam Duçi (4.4.1937 - 3.5.1998)

Lufta çlirimtare në trevën e Rekës së Keqe, si kudo në Kosovë, shënon një epope të lavdishme të popullit shqiptar për liri. Ajo u kurorëzua me fitore, falë heroizmit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmori Avdyl Duçi, u lind në Ponoshec të Rekës së Keqe, komuna e Gjakovës, …

Më shumë...

Nysret Ramadan Halili ( 17.6.1956 – 3.5.1999)

Nysret Ramadan Halili ( 17.6.1956 – 3.5.1999)

Nysret Ramadan Halili u lind më 17 qershor të vitit 1956 në fshatin,  Shtuticë të  komunës së  Drenasit (ish-Gllogov). U lind në një familje me tradita të atdhetarisë. Në vitin 1963 regjistron shkollën fillore në fshat, paralele e ndarë e shkollës, Zenel Hajdini të Tërstenikut. Aty  vijoi shkollimin deri në …

Më shumë...

Bahri Rexhep Haxha (3.2.1972 – 2.5.1999)

Bahri Rexhep Haxha (3.2.1972 - 2.5.1999)

Në Manzën e Poshtme të Vushtrrisë (ish Sfaraçaku i Poshtëm), jeton edhe familja Haxha, e cila ka origjinë nga Galica heroike. Krah për krah me kryetrimin Azem Galica ishte edhe Vesel Haxha- Galica, i cili u dallua edhe në Brigadën e tribunit të Drenicës e mbarë Kosovës, Shaban Palluzha. Në …

Më shumë...

Faruk Nazmi Beqiri (22.1.1977 – 2.5.1999)

Faruk Nazmi Beqiri (22.1.1977 - 2.5.1999)

Faruk Beqiri u lind më 22 janar 1977 në fshatin Ceceli të vushtrrisë. Të parët e tij kishin ardhur nga fshati Kaqanuell. Kjo familje dallohej për atdhedashuri. Gjyshi i tij asnjëherë nuk u pajtua me robërues in e vendit. Ai kishte bashkëpunim me trimat shaljanë, e sidomos me Ahmet Selacin. …

Më shumë...

Bastri Beqir Hyseni (5.1.1970 – 2.5.1999)

Bastri Beqir Hyseni (5.1.1970 - 2.5.1999)

Me instalimin e pushtetit të dhunshëm serb, përcjellur me terror e maltretime e forma të ndryshme të dhunshme, shtohen edhe format e ndryshme kundërvënëse deri në shkallën e shpërthimit të luftës së armatosur për liri, jetë a vdekje, madje deri në çlirim përfundimtar. U lind në Skromë, më 5 maj …

Më shumë...

Agim Hasan Sadiku (14.6.1976 – 2.5.1999)

Agim Hasan Sadiku (14.6.1976 - 2.5.1999)

Dhuna sistematike e pushtetit të dhunshëm serb, e shtuar në mbarë Kosovën mbi shqiptarët e shtoi nevojën për fillimin e luftës së armatosur për jetë e fitore ose për vdekje. Si realitet i kësaj gjendjeje të Kosovës së robëruar këtu e nëntëdhjetë vite më parë, zëvendësuese e pushtimit osman që …

Më shumë...

Adnan Sherif Bunjaku (10.1.1979 – 2.5.1999)

Adnan Sherif Bunjaku (10.1.1979 - 2.5.1999)

Adnan Bunjaku rrjedh nga një familje me tradita patriotike. Në kohën e pushtimit serbo-malazez të Kosovës, Ramë Hasan Bunjaku pushkatohet bashkë me bashkëshorten, Salën, nga kolonisti serb i Gojëbulës së Vushtrrisë, Smilko Todoroviq, për shkak të strehimit të dy luftëtarëve të rezistencës: Kamber Gërguri dhe Jashar Gjaka, atëherë të ndjekur …

Më shumë...

Xhavit Bahtjar Bajraktari (23.9.1963 – 2.5.1999)

Xhavit Bahtjar Bajraktari (23.9.1963 - 2.5.1999)

Xhavit Bajraktari lindi më 23 shtator të vitit 1963, në fshatin Samadraxhë të Therandës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin, drejtimin biologji-kimi, e mbaroi në Therandë. Në pranverë të vitit l98l, kur Kosovën e përshkuan demonstratat e rinisë dhe të studentëve, Xhaviti ishte maturant. Asokohe, së bashku me llaz Kadollin, Haxhi Haxhën, …

Më shumë...

Feriz Sheremet Thaçi (15.10.1975 – 2.5.1999)

Në 20-vjetorin e rënies heroike sot do të përkujtohet dëshmori i kombit, Feriz Sheremet Thaçi nga Llapushniku

Familja e dëshmorit Feriz Thaçi, ka përjetuar një fat tragjik, qysh nga e kaluara e largët, ashtu sikur edhe shumë familje shqiptare, të cilat i rezistuan pushtuesit serb. Atgjyshi i Ferizit, Sherifi, nuk ishte kthyer gjallë nga Kërçova ku ishte deportuar dhunshëm, në vitin 1916 në punë të detyruar. Ai, …

Më shumë...

Nysret Osman Musa (24.12.1979 – 2.5.1999)

Nysret Osman Musa (24.12.1979 - 2.5.1999)

Familja Musa, nga Bajgora e Shalës, është një familje e njohur për urti, bujari dhe qëndresë kundër pushtuesve. Veli Musa, gjyshi i dëshmorit, Nysret Musa, ishte ndër shqiptarët e rrallë, që kishte qenë pjesëmarrës në Luftën Antifashiste, që nga viti 1943 dhe nuk kishte pranuar kurrë asnjë pozitë, madje as …

Më shumë...

Emin Murat Musliu (8.9.1974 – 1.5.1999)

Emin Murat Musliu (8.9.1974 - 1.5.1999)

Emin Musliu u lind me 8 shtator të vitit 1974 në Shtime. Familja e tij është me prejardhje nga fshati Topillë. Babai Murati dhe nënë Nazifja rrjedhin nga një familje bujare me ndjenja patriotike. Kjo familje ishte gjithnjë në shënjestër të policisë serbe, me pretekst për armëmbajtje pa leje, por …

Më shumë...

Emrush Bislim Buzhala (1.5.1968 – 1.5.1999)

Emrush Bislim Buzhala (1.5.1968 - 1.5.1999)

Në popull me shekuj është ruajtur besimi sipas të cilit gomari, në frymën e fundit, para ngordhjes shqelmon duke shpurdhur dhe shkelmat e këtilla i ka shumë të fuqishme, prandaj doli edhe thënia: ruaju gomarit në të ngordhur”!. E Gomari i Beogradit, i bekuar në të gjitha kishat prej Kalemegdani …

Më shumë...

Agim Ali Selmanaj (26.10.1978 – 1.5.1999)

Agim Ali Selmanaj (26.10.1978 - 1.5.1999)

Barrën dhe përgjegjësinë për ngjarjet e rëndësishme dhe për kthesa të mëdha, e marrin vetëm të mëdhenjtë; burrat që kanë një ideal të lartë i cili edhe i bën të madhërishëm. Të madhërishmit iu gjetën Shqipërisë, iu gjetën Kosovës, iu gjetën Rrafshit të Dukagjinit, ju gjetën Gllogjanit të qëndresës. I …

Më shumë...