Dëshmorët

Shaban Fetah Hajzeraj (15.9.1979 – 28.4.1999)

Shaban Fetah Hajzeraj (15.9.1979 - 28.4.1999)

Dëshmori Shaban Hajzeraj ka lindur në Veriç të Burimit, më 15 shtator të vitit 1979. Në fshatin e lindjes dhe në Rakosh kryen shkollën tetëvjeçare, mirëpo, për shkak të racizmit serb të zbatuar ndaj shkollës shqipe në Kosovë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, nuk arrin ta vazhdojë …

Më shumë...

Enver Istref Musa (17.5.1971 – 27.4.1999)

Enver Istref Musa (17.5.1971 - 27.4.1999)

Dëshmori i kombit, Enver Musa, rrjedh prej një familje patriotike të Shalës së Bajgorës. Babagjyshi i tij, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore nuk u pajtua me regjimin e instaluar jugosllav. Gjatë luftës ishte pjesëtar i forcave nacionaliste dhe nuk pranoi mbetjen nën robërinë serbe të popullit shqiptar. Edhe babai …

Më shumë...

Shaqir Beqir Hoxha (26. 6. 1976 – 27. 4. 1999)

Shaqir Beqir Hoxha (26. 6. 1976 – 27. 4. 1999)

Shaqir Hoxha u lind në fshatin Shalë (-shSedllar) të komunës së Lypjanit, që shtrihet në trevën e Drenicës jugore, më 26 qershor të vitit 1976. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje. Ka vazhduar mësimet në shkollën e mesme por nuk i ka mbaruar ato për shkak të gjendjes së dobët …

Më shumë...

Shaban Ukë Elezi (27.4.1958 – 27.4.1999)

Shaban Ukë Elezi (27.4.1958 – 27.4.1999)

Shaban Elezi u lind më 27 prill 1958 në fshatin Sllatinë të Kaçanikut, në një familje me traditë atdhetare. Mësimet e fillores, katër klasat e para i kreu në vendlindje, kurse katër vitet pasuese në Doganaj. Shkollën e mesme e kreu në Kaçanik. Punoi në kombinatin “Sharri” në Han të …

Më shumë...

Shemsi Xhafer Istrefi (20.8.1977 – 27.4.1999)

Shemsi Xhafer Istrefi (20.8.1977 - 27.4.1999)

Dëshmori i kombit, Shemsi Istrefi, rrjedh nga një familje që kishte zbritur nga bjeshkët e Kovaçicës, në qytetin e Vushtrrisë. Kjo familje ishte e njohur për trimëri dhe çdo herë i qëndroi përballë regjimit okupator. Rrugën e të parëve e vazhdoi edhe Istrefi, ndonëse në moshë të re ai u …

Më shumë...

Fetah Sylejman Sylejmani (14.8.1968 – 26.4.1999)

Fetah Sylejman Sylejmani (14.8.1968 - 26.4.1999)

Fetah Sylejmani ka lindur më 14 gusht të vitit 1968, në fshatin Shajne të komunës së Sharrit (ish-Dragash). Prindërit, Sylejmani e Xhania, rritën tre djem e një vajzë: Fetahun, Sherifin, Arhimedin dhe Nazyfen. Fetahu ishte fëmija i parë i tyre. Shkollën fillore, e kryen në fshatin e lindjes, ndërsa në …

Më shumë...

Bekim Lutfi Thaçi (16.6.1968 – 26.4.1999)

Bekim Lutfi Thaçi (16.6.1968 - 26.4.1999)

Më 16 qershor të vitit 1968, Lutfi e Sanie Thaçit nga fshati Reti të Rahovecit u lind fëmija i dytë. E pagëzojnë me emrin Bekim. Në Reti, kushtet ekonomike të familjes nuk ishin të mira, prandaj, kur Bekimi mbushi katër vjet, prindërit e tij, u vendosën në Arbanë (ish-Dushanovë) afër …

Më shumë...

Bafti Jemin Shala (13.4.1969-26.4.1999)

Bafti Jemin Shala (13.4.1969-26.4.1999)

“Amanet, ju mori motra: Dilni n’ male e hajdi n’ kodra, Hajdi n ‘ Malet e Budakovës, Për m ‘i pa djemt’ e Kosovës Safet Kicën e Bujar Buzhalën, Smajl Bytyçin e Bafti Shalën … “ (rapsodi për Batalionin e Budakovës) Ndër fshatrat e parë të cilët në arealin luftarak …

Më shumë...

Selim Sali Veselaj (5.5.1977-26.4.1999)

Selim Sali Veselaj (5.5.1977-26.4.1999)

Familja Veselaj e Reçanit të komunës së Therandës (ish-Suharekë) njihet për tradita të hershme atdhetare dhe liridashëse. Ndërsa fshati Reçan njihet si sinonim i burrave të urtë e të mençur. Oda e Veselajve të parë të këtij fshati zinte vend mjaft strategjik në rrugën Shkodër-Gjakovë-Shkup,por edhe në rrugën Prizren -Ferizaj …

Më shumë...

Shemsi Arif Ahmeti (8.6.1969 – 26.4.1999)

Shemsi Arif Ahmeti (8.6.1969 - 26.4.1999)

Si shumë officerë të tjerë të lartë shqiptarë, të shkolluar në vende të huaja, për mungesë shkollash ushtarake në Atdhe, edhe Shemsi Ahmeti, që nga nisma e shkollimit të tij në poligonet ushtarake jugosllave, mësoi me zell e kujdes të madh për t’i përvetësuar strategjitë e luftërave, në mënyrë që …

Më shumë...

Rrustem Nezir Hyseni (5.12.1973 – 26.4.1999)

Rrustem Nezir Hyseni (5.12.1973 – 26.4.1999)

Familja e ngushtë e dëshmorit Rrustem Hysenit ka një histori të bujshme patriotike. Gjyshi, Latifi, bashkë me të vëllain, Nezirin, ishin mobilizuar në luftën për mbrojtjen e trojeve etnike në përgjigje të kushtrimit të dhënë nga patrioti Isa Boletini. Pas uniformimit në Vushtrri, kishin marrë pjesë në betejën e “Luftës …

Më shumë...

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Në familjen Muzaqi, në Vushtrri, më 13 nëntor të vitit 1978 u lind, Arsim Muzaqi. Ai ishte djali i katërt i bashkëshortëve Nazmiut dhe Remzijes. Babai i Arsimit punonte në OPT ”Qyqavica” për të siguruar bukën për familjen tetë anëtarësh. Arsimi si nxënës i shkollës fillore “Mustafë Venhari” (ish-“21 Nëntori”) …

Më shumë...

Fadil Vata – Shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror

Fadil Vata - Shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror

Fadil Vata 10.01.1962 – 25.04.1990 Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, …

Më shumë...

Bekim Shefqet Mazrekaj (29.9.1976 – 23.4.1998)

Bekim Shefqet Mazrekaj (29.9.1976 - 23.4.1998)

Gjatë luftës së UÇK-së, djemtë e fshatit Sllup të Deçanit treguan vullnet dhe gatishmëri të pashoqe për t’iu bashkuar radhëve ushtarake të çlirimtarëve. Ata morën pa hezitim detyra për të ndihmuar furnizimin me armatim, pa të cilin nuk do të mund të kishte sukses në kryerjen e operacioneve luftarake kundër …

Më shumë...

Selman Brahim Lokaj (31.1.1950 – 23.4.1998)

Selman Brahim Lokaj (31.1.1950 - 23.4.1998)

Në frytet e luftës çlirimtare për çlirimin e Kosovës, një emër me vlerë prej çlirimtari të çmuar la edhe dëshmori i kombit, Selman Lokaj. Lindi më 31.1.1950, në fshatin Sllup, komuna e Deçanit në një familje me traditë patriotike. Axha i tij, Haxhi Imer Vokshi, ishte luftëtar i shquar dhe …

Më shumë...

Tahir Abaz Mazrekaj (8.5.1961 – 23.4.1998)

Tahir Abaz Mazrekaj (8.5.1961 - 23.4.1998)

Dëshmori Tahir Mazrekaj u lind në Sllup të Deçanit, më 4 janar 1971 në një familje bujare. Ndër shtatë fëmijët e Abazit e Zymës, katër djem e tri vajza, Tahiri ishte fëmija i pestë me radhë. Babai i dëshmorit, Abazi e kishte përjetuar dhe mbijetuar masakrën famëkeqe të Tivarit. Tahiri …

Më shumë...