Esat Hasan Qarri u lind më 26 maj të vitit 1977 në Greiçec të Therandës, ish- Suharekë. Babai Hasan Qarri dhe nëna, Sanije Esati, lindën dhe rriten bijtë: Xhevatin, Osmanin, Esatin, Bedriun, Lumniun, Naserin, dhe bijat: Shehiden dhe Elfeten. Esati ishte fëmija i katërt i familjes por ishte shumë i …
Më shumë...Dëshmorët
Sylejman Nazmi Jashari (23.1.1980- 22.4.1999)
Sylejman Nazmi Jashari u lind më 23.1.1980 në fshatin Prapashticë, Komuna e Prishtinës në një familje me gjendje jo të mirë ekonomike por të shquar për qëndresën dhe luftën e paepur kundër pushtuesve. Prindërit: Nazmi dhe Xhezide Jashari patën tetë femijë, gjashtë djem dhe dy vajza. Sylejmani ishte fëmija i …
Më shumë...Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)
Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së Kaçanikut. Rrjedh nga një familje e spikatur me traditë liridashëse e patriotike. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në fshatin Nikaj, kurse katër të tjera në fshatin Biçec. Shkollën e mesme “Skënderbeu” në Kaçanik …
Më shumë...Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 – 22.4.1999)
Fshati Mushtisht i komunës së Therandës shtrihet rrëzë Bjeshkëve të Sharrit dhe në luftën e fundit nga ky fshat morën pjesë shumë luftëtarë, prej të cilëve ranë dëshmorë 3, ndërsa 9 ushtarë janë plagosur. Azemi lindi më 10.5.1968 në Mushtisht. Ishte fëmija i gjashtë i prindërve Vehbi dhe Ferdeze Behluli. …
Më shumë...Xhevdet Faik Guri (15.1.1971 – 22.4.1999)
Xhevdet Guri u lind me 25 janar të vitit 1971 në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Katër klasë të shkollës fillore i kreu ne vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i përfundoi në shkollën fillore në fshatin Bicaj . Shkollën e mesme e kreu në Kaçanik në drejtimin për agjustator . …
Më shumë...Isa Sabit Kastrati (9.4.1947 – 21.4.1999)
Ndër luftëtarët e përkushtuar të çështjes kombëtare, që me fanatizëm ndoqën traditën e luftës për çlirim deri në rënie, është edhe Isa Kastrati. Duke qenë bir i një familjeje të malësisë së Gollakut, e njohur për edukatë atdhetare dhe për frymë rezistence kundër pushtuesit, ai, që nga ditët e hershme …
Më shumë...Enver Rasim Bajrami (30.9.1976 – 21.4.2000)
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ishin shkëputur nga Kosova në kohën kur Kosova u definua si krahinë autonome në kuadrin e Jugosllavisë titiste. Me qëllim që ta ndryshonte strukturën etnike të kësaj krahine në favor të popullsisë serbe, Serbia ia bashkoi Kosovës disa komuna me popullsi serbe, siç ishin Leposaviqi e …
Më shumë...Sherif Faik Januzi (22.12.1978 – 21.4.2000)
Dëshmori Sherif Januzi u lind në fashtin Breznicë të komunës së Bujanocit, më 22.12.1978. I ati i tij, Faiku, kishte qenë i përndjekur nga shërbimi shtetëror serb i sigurimit meqenëse në vitin 1985, më qëllim të përhapjes së ideve atdhetare, kishte shkruar parulla me thirrje për shpalljen e Republikës së …
Më shumë...Armend Selim Daci (20.4.1976 – 21.4.1996)
Armend Daci u lind më 20 prill të vitit 1976, në Deçan, në një familje të ndershme dhe intelektuale. Në gjirin familjar u edukua në frymë të shëndoshë kombëtare. Që nga fëmijëria ishte brumosur me ide atdhetarie dhe për të qenë i dobishëm e në shërbim të shoqërisë dhe të …
Më shumë...Sokol Mustafë Sopi (8.10.1977-21.4.1999)
Njëra prej familjeve të malësisë së Gollakut, të cilat angazhimin për lirinë e atdheut e kishin bërë traditë, është edhe ajo e dëshmorit Sokol Sopi. Të parët e kësaj familjeje ishin dëbuar përdhunshëm nga fshati Statofc, në kohën e dyndjeve të mëdha shqiptare nga trojet e tyre në Serbinë e sotme, në shekullin e 19-të. …
Më shumë...Afrim Avdi Vitia (27.5.1982-21.4.1999)
Se lufta për çlirimin e Kosovës nga robëria njëshekullore serbe ishte bërë ideal i djalërisë shqiptare, dëshmon edhe flijimi për atdhe i të riut nga Mareci i malësisë së Gollakut, Afrim Vitia. Afrimi ende s’i kishte rënë brisk fytyrës, kur, si mijëra të rinj të tjerë shqiptarë, kishte bërë betimin …
Më shumë...Lutfi Shaban Vitia (15.11.1976 – 20.4.1999)
“Bal, i ke pesë djem, dy duhet t’i japësh për luftën! Një jam unë!”. Këto ishin fjalët që dëshmori i kombit, Lutfi Vitia ia kishte thënë të atit, Shabanit, duke ia përkujtuar obligimin që çdo familje atdhetare shqiptare kishte për t’i kontribuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesit …
Më shumë...Kadri Salih Qerimi (10.12.1968 – 20.4.1999)
Familja Qerimi nga Katunishta është dëshmuar me patriotizëm dhe sakrificë për atdhe, duke dhënë trima luftëtarë në të gjitha kohërat. Gjyshi i Kadriut, Ademi, ishte në grupin e shqiptarëve që u dërguan për të luftuar armikun dhe shkoi nga Prishtina deri në Tivar, në këmbë. Atje arriti një ditë pas …
Më shumë...Ali Vesel Vitia (7.3.1960 – 20.4.1999)
Ali Vitia lindi në një familje të varfër dhe me ndjenja nacionaliste, në fshatin Marec të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe menjëherë u regjistrua në Shkollën Normale Pedagogjike në Prishtinë, ku kreu dy vitet e para të saj. U detyrua ta ndërpresë shkollën në Prishtinë, …
Më shumë...Besim Isa Vitia (12.7.1969 – 20.4.1999)
Besimi u lind më 12 korrik të vitit 1969 në fshatin Viti të Marecit, komuna e Prishtinës, nga prindërit Isë e Nazife Vitia. Shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Ka kryer dy vite të shkollës së mesme ekonomike. Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike iu …
Më shumë...Burim Ilaz Vitia (29.11.1980 – 20.4.1999)
Burim Vitia u lind më 29 nëntor 1980, në fshatin Viti e Marecit të komunës së Prishtinës, nga prindërit Ilaz e Safete Vitia. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e filloi në Prishtinë. E kreu një vit të shkollës së mesme, pastaj, edhe pse shumë i ri …
Më shumë...