Dëshmorët

Sahit Beqir Baftiu (1.1.1952 -16.4.1999)

Sahit Beqir Baftiu (1.1.1952 -16.4.1999)

Më 1 janar 1952, në fshatin Zhegovc u lind Sahit Baftiu. Ishte fëmija i parë i Beqës dhe Lebibës. Viti 1952 ishte i rëndë për të gjithë shqiptarët liridashës të Kosovës, e veçanërisht për familjen Baftiu e cila ndiqej nga organet e UDB-së për shkak se Saqip Baftiu, në luftën …

Më shumë...

Shkëlzen Hilmi Haradinaj (25.3.1970-16.4.1999)

Shkëlzen Hilmi Haradinaj (25.3.1970-16.4.1999)

Në luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk qenë shumë të rralla as familjet shqiptare, të cilat vunë gjithçka në shërbim të saj, edhe duke u radhitur i madh e i vogël në radhët e UÇK-së. Duke pasur si bosullë orientuese shembullin legjendar të sakrificës të familjes Jashari …

Më shumë...

Refki Sokol Salihaj (18.2.1972 – 16.4.1999)

Refki Sokol Salihaj (18.2.1972 – 16.4.1999)

Refki Salihaj u lind më 18 shkurt të vitit 1972 në fshatin Zabërgj të komunës së Klinës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në fshatin Gllarevë, ndërsa mësimet e shkollës së mesme i ka vijuar në Kijevë, e cila asokohe ishte paralele e ndarë e Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” të Klinës. Sapo kishte …

Më shumë...

Mirsad Salih Gashi (1.2.1980 – 16.4.1999)

Mirsad Salih Gashi (1.2.1980 - 16.4.1999)

Salih Gashi nga Buzëllapi (ish – Dobërdoli) i Llapit ishte i martuar me Sabile Zekën nga Pakashtica e lagjës Parduzi. Ata patën dhjetë fëmijë, shtatë djem e tri vajza: Xhemshiti, Besimi, Behardi, Jetoni, Dritoni, Ibrahimi, Mirsadi, Ilmija, Lumturija dhe Shemsija. Dëshmori i kombit, Mirsad Gashi ishte fëmija më i vogël …

Më shumë...

Mehdi Nebih Bytyçi (11.11.1963 -16.4.1999)

Mehdi Nebih Bytyçi (11.11.1963 -16.4.1999)

Arllati i Drenicës, luftës së UÇK-së i ka dhënë dëshmorët: Mehdi Bytyçi, Sylejman Bytyçi, Abedin Bujupi dhe Sami Gashi. Gjatë luftës forcat ushtarake dhe policore serbe kanë martirizuar 14 banorë të këtij fshati. Mehdiu u lind më 11 nëntor të vitit 1963 në Arllat. Mësimet e para i mori në …

Më shumë...

Fatmir Smajl Nimanaj (1.4.1973 – 16.4.1999)

Fatmir Smajl Nimanaj (1.4.1973 – 16.4.1999)

Në plejadën e luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit, pa dyshim, bën pjesë edhe dëshmori Fatmir Nimanaj. Ishte njëri ndër liribërësit, që me përkushtim të jashtëzakonshëm ishte përcaktuar për çështjen kombëtare. Gjenin e qëndresës dhe dashurinë për atdhe e trashëgoi nga familja, …

Më shumë...

Hasim Misin Halilaj (2.2.1973 – 16.4.1999)

Hasim Misin Halilaj (2.2.1973 – 16.4.1999)

Hasim Halilaj, u lind më 2 shkurt të vitit 1973, në një familje me tradita liridashëse, në Gllogjan të Deçanit. Anëtarët e kësaj familjeje shpesh herë u keqtrajtuan nga regjimet serbe. Sidomos duhet veçuar keqtrajtimet e njëpasnjëshme që iu bënë babait të dëshmorit, Misinit, nëpër stacionet famëkëqija policore në Hereq …

Më shumë...

Zylfije Faik Gashi (5.7.1979 – 16.4.1999)

Zylfije Faik Gashi (5.7.1979 - 16.4.1999)

Zylfije Gashi ka lindur më 5 korrik të vitit 1979 në fshatin Tërbovc (Malishtë), komuna e Lypjanit. Nuk kishte mbushur as një vit jetë kur aksidentalisht mbetet pa të atin. Ajo nuk mbante në mend të kishte përjetuar përkdheljet e babait dhe ngrohtësinë e përqafimit të tij. Prandaj këtë boshllëk …

Më shumë...

Fadil Halil Maloku (25.3.1978 – 16.4.1999)

Fadil Halil Maloku (25.3.1978 - 16.4.1999)

Kosharja, ku Fadil Maloku ra heroikisht, përjetoi një ndër betejat më të lavdishme e me përmasa gjithëkombëtare, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë betejë ra heroikisht dëshmori Fadil Maloku. Fadil Maloku lindi më 25.3.1978 në fshatin Gjocaj të Junikut. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare, por bujare e …

Më shumë...

Kastriot Sahit Baftiu (24.11.1983 – 16.4.1999)

Kastriot Sahit Baftiu (24.11.1983 – 16.4.1999)

Kastriot Baftiu u lind më 24 nëntor 1983 në Prishtinë. Prindërit e tij, Sahiti e Hyrija e kishin të parin fëmijë. Shkollën fillore e kryen në Gjilan, kurse të mesmen e vazhdoi në gjimnazin “Zenel Hajdini”, të cilin nuk arriti ta përfundojë për shkak të rethanave të luftes. Pas fillimit …

Më shumë...

Sherif Sefë Sherifi (7.5.1943 – 15.4.1999)

Sherif Sefë Sherifi (7.5.1943 – 15.4.1999)

Sherif Sefë Sherifi ka lindur në fshatin Verbicë e Zhegocit më 7 maj të vitit 1943. Mësimet fillore dhe të mesmen i ka kryer në shkollën, “ Zenel Hajdini” në Viti, kualifikim i lartë për xehetari Sherifi rrjedh nga një familje e cila për breza të tërë ishte sakrifikuar për …

Më shumë...

Ibrahim Muharrem Oruçi (25.8.1968 – 15.4.1999)

Ibrahim Muharrem Oruçi (25.8.1968 - 15.4.1999)

Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kushtrimit për liri iu përgjigj edhe Ibrahim Oruçi. Ibrahim Oruçi, i njohur me emrin e luftës “Hushi”, ka lindur më 25 gusht të vitit 1968 në fshatin Bresalc të Gjilanit. Në fshatin e lindjes e ka kryer shkollën fillore dhe dy vjet të …

Më shumë...

Tefik Vehbi Zymberi (21.12.1960 – 15.4.1999)

Tefik Vehbi Zymberi (21.12.1960 - 15.4.1999)

Tefik Zymberi lindi më 21 dhjetor të vitit 1960 në fshatin Verbicë e Zhegocit. Ai ishte fëmija i katërt i prindërve të tij, Vebiut dhe Hanifes. Vëllezërit Mustafa e Bajrami dhe motra Zyria, ishin më të mëdhenj se Tefiku. Babai i Tefikut kishte punuar si minator në minierën e Kishnicës. …

Më shumë...

Hanumshahe A. Abdullahu – Zymberi (12.10.1962 – 15.4.1999)

Hanumshahe A. Abdullahu - Zymberi (12.10.1962 - 15.4.1999)

Nënë, unë po shkoj. Ti të mos mërzitesh! Luftë është dhe lufta merr njerëz. Ti i ke shtatë fëmijë dhe pret të të shpëtojnë të gjithë! Jo nënë, gjysma prej tyre po të të shpëtojnë, derisa ta fitojmë lirinë, ti duhet të jesh e kënaqur!. Këto ishin fjalët e bisedës …

Më shumë...

Ferid Esad Curri (10.10.1974 – 15.4.1999)

Ferid Esad Curri (10.10.1974 - 15.4.1999)

Familja e Esad Currit nga fshati Shipitullë i Vushtrrisë, ishte vendosur në fshatin Mazgit të Kastriotit. Babai Esadi dhe nëna, Halime Sogojeva, rritën katër bij: Mexhidin, Feridin, Petritin e Nusretin dhe dy bija: Hanumshahen dhe Mirishahen. Feridi lindi më 10 tetor të vitit 1974 në Mazgit. Shkollën fillore e mbaroi …

Më shumë...

Sylë Januz Bezeraj (25.11.1981 – 15.4.1999)

Sylë Januz Bezeraj (25.11.1981 – 15.4.1999)

Gjatë luftës çlirimtare, luftëtarët e UÇK-së, dëshmuan se trimëria e heroizmi nuk matet me kufij moshe. Për këtë dëshmojnë dhjetëra raste të angazhimit, të qëndresës e të rënieve heroike, të luftëtarëve që sapo kishin mbushur 16 apo 17 vjeç, siç është rasti me dëshmorin Sylë Bezeraj. Në këtë luftë, në …

Më shumë...