Dëshmorët

Xhafer Hysen Mehmetaj (4.11.1972 – 12.4.1999)

Xhafer Hysen Mehmetaj (4.11.1972 - 12.4.1999)

“Ku të gjesh rastin e të vdesësh për vendin tënd, për atdheun tënd!”. Ky ishte refreni i përhershëm që ai e shqiptonte sa herë që flitej për flijimet, për sakrificat, për vuajtjet, për rëniet e për ngrit jet e brezave të popullit shqiptar në përpjekjet titanike për mbijetesë të kombit …

Më shumë...

Bujar Rexhep Visoqi (19.6.1979 – 12.4.1999)

Bujar Rexhep Visoqi (19.6.1979 - 12.4.1999)

Kur në bisedën e burrave, në familjen Visoqi, bëhej fjalë për historinë e familjes: për vrasjen nga serbët të të parëve të kësaj familjeje, Metës, Ramës, Aliut, e të Rexhepit në bjeshkën e Carravodës, më 1918; për pjesëmarrjen e xhaxhait të babait, Isufit, në frontin e Pazarit të Ri në …

Më shumë...

Afërditë Sezair Ukshini (25.2.1976 – 12.4.1999)

Afëditë Sezair Ukshini (25.2.1976 - 12.4.1999)

Se historia, aq edhe krijimtaria jonë popullore-gojore i ruajti personalitetet dhe portretet e femrave, të cilat gjatë shekujve, si nëna, si motra e si bashkëshorte luftuan heroikisht, krah për krah me burrat, vetëm e vetëm që ta mbrojnë dinjitetin e tyre dhe kombin, sa herë që i kanosej rreziku prej …

Më shumë...

Izet Rexhep Shatri (31.12.1969 – 12.4.1999)

Izet Rexhep Shatri (31.12.1969 - 12.4.1999)

Vazhdojeni luftën, mos u ndalni! Armiku duhet thyer dhe liria duhet fituar!. – Kjo ishte porosia e dëshmorit të kombit, Izet Shatri, në çastet e fundit të jetës, kur ai kishte marrë plagë vdekjepruese nga armët e pushtuesit serb. Këtë dëshirë të tij e çuan në vend bashkëluftëtarët çlirimtarë, Abedin …

Më shumë...

Shaqir Ramë Tahiraj (8.2.1966-12.4.1999)

Shaqir Ramë Tahiraj (8.2.1966-12.4.1999)

Shaqir Tahiraj u lind më 8 shkurt të viti, 1966 në fshatin Fierzë ( ish-Novosellë) nga një familje me plotë halle jetësore të kohës. Ishte djali i Ramë Tahiraj dhe i Nushe Berbatit – Tahiraj. Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, Shaqiri gjithmonë kishte synim vazhdimin e shkollimit dhe avancim …

Më shumë...

Skënder Malush Maraj (3.8.1960 – 12.4.1999)

Skënder Malush Maraj (3.8.1960 – 12.4.1999)

Bashkëshortët Malush e Zike Maraj nga fshati Tedel (Vrellë) i komunës së Burimit lindën dhe rritën shtatë fëmijë: Sevdien, Ajshen, Zojën, Fatimen, Fatmushin, Skënderin dhe Fatmirin. Sikur ishte parathënë që Skënderi, para se për prindërit dhe familjen të ishte rritur për Kosovën, prandaj atë që në vitet e rinisë e …

Më shumë...

Bekim Halit Krasniqi (19.5.1974 – 12.4.1999)

Bekim Halit Krasniqi (19.5.1974 – 12.4.1999)

Marsi dhe prilli i vitit 1999, në historinë e popullit shqiptar të Kosovës do të kujtohen si muajt më tragjikë e të rëndë, por edhe më të lavdishëm të përpjekjeve titanike të luftës për çlirim nga thundra e okupatorit serb. Forcat serbe, të tërbuara nga goditjet e avionëve të Aleancës …

Më shumë...

Ali Daut Ivaja (1.8.1968 – 12.4.1999)

Ali Daut Ivaja (1.8.1968 – 12.4.1999)

Ali Ivaja ka lindur më 1 gusht të vitit 1968, në fshatin Cërnillë të Ferizajt. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën tetëvjeçare e kreu në fshatin Babush. Shkollën e Mesme Teknike e kreu në Ferizaj. Në vitin 1983, inspektorët e UDB-së, afër shtëpisë së Daut Ivajës, kishin …

Më shumë...

Ekrem Sadik Dili (12.9.1975 – 12.4.1999)

Ekrem Sadik Dili (12.9.1975 - 12.4.1999)

Ekrem Dili u lind më 12. 9. 1975 në fshatin Orllan të Besianës. Babai i tij, Sadiku ishte martuar me Mehreme Aliun nga fshati Bederianë (ish-Bërvenik ), me të cilën pati tetë fëmijë: Nuhiun, Muharremin, Ilazin, Ekremin, Fadilin, Hamdiun, Fetien dhe Sevdien. Ekremi ishte fëmija i katërt me radhë. Shkollën …

Më shumë...

Emin Kadri Krasniqi (16.4.1948 – 12.4.1999)

Emin Kadri Krasniqi (16.4.1948 – 12.4.1999)

Fundviti i shekullit XX, popullin e Kosovës dhe në përgjithësi gjeografinë shqiptare solli ngjarje dramatike sa të lavdishme, aq edhe të dhembshme dhe tragjike. Derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ndihmuar nga Aleanca më e fuqishme planetare ushtarake kishin filluar t’ua jepnin goditjen e fundit forcave vrasëtare serbe, këto të …

Më shumë...

Musli Kadri Krasniqi (25.5.1966 – 12.4.1999)

Musli Kadri Krasniqi (25.5.1966 – 12.4.1999)

Musli Krasniqi u lind në Negrovc të Drenasit, më datën 25. 5. 1966. Në luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me shembullin e tij dha prova të burrërisë, guximit dhe trimërisë. Ai kishte dy vëllezër e dy motra. Shkollimin fillor Musliu e përfundoi në Shkollën Fillore “Jusuf Gërrvalla” të …

Më shumë...

Mehmet Sylë Qallapeku (9.8.1963 – 12.4.1999)

Mehmet Sylë Qallapeku (9.8.1963 – 12.4.1999)

Banorët e fshatit Tërstenik të Drenicës, luftës së UÇK-së ia kanë dhënë 24 dëshmorë e 36 martirë. Vetëm lagjja Qallapeku e këtij fshati luftës së UÇK-së ia ka dhënë dëshmorët: Mehmet Qallapeku, Halim Mehmet Qallapeku, Halit Qallapeku, Hamdi Qallapeku dhe Mujë Qallapeku, si dhe disa martirë. Fshati Tërstenik i Drenicës …

Më shumë...

Rrahim Islam Bajarktari (28.3.1978 – 12.4.1999)

Rrahim Islam Bajarktari (28.3.1978 – 12.4.1999)

Familja Bajraktari e Drenasit shquhet për një traditë të vazhdueshme atdhetare, në shërbim të kombit e atdheut. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Ramadan Bajraktari dhe vëllai i tij Hasan Bajraktari kishin luftuar në mbrojtje të Kosovës nga bandat çetnike dhe partizane serbe në Kollashin. Me rastin e fillimit …

Më shumë...

Muhamet Asllan Gashi (10.6.1956 – 12.4.1999)

Muhamet Asllan Gashi (10.6.1956 – 12.4.1999)

I rritur dhe i edukuar në një familje të ndershme dhe atdhetare, dëshmori Muhamet Gashi do të mbetet në kujtesën e popullit shqiptar figurë komplete e një militanti, i cili me guximin, vendosmërinë dhe trimërinë e tij dha shembullin më të mirë se si duhet luftuar për lirinë e atdheut. …

Më shumë...

Nezir Salih Mujaj (10.8.1968 – 12.4.1999)

Nezir Salih Mujaj (10.8.1968 – 12.4.1999)

Dëshmori Nezir Mujaj ka lindur në fshatin Tedel (Vrellë) të Burimit (Istog), më 10 gusht të vitit 1968. Rrjedh prej një familjeje bujare e atdhetare. Prindërit e tij, Salihu e Begija rritën shtatë fëmijë: Sylën, Isufin, Hazirin, Nezirin, Ajshen, Nurien dhe Mejremen. Nezirit, të voglit prej djemve, sikur ia kishte …

Më shumë...

Smajl Tafil Fetahaj (25.1.1980 – 12.4.1999)

Smajl Tafil Fetahaj (25.1.1980 – 12.4.1999)

Fshati Tedel (Vrellë) i komunës së Burimit, ishte pothuajse epiqendra e organizimit, por edhe e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trevën veriore e verilindore të zonës operative të Dukagjinit që përfshin fshatrat nga burimi i Drinit të Bardhë e deri te qyteza e Burimit (Istogut). Nga ky fshat …

Më shumë...