Dëshmorët

Naser Hajrizi ( 1962 – 1981)

Sot në Prishtinë promovohet libri “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi

Naser Hajrizi u lind më 7 gusht të vitit 1962 në fshatin Henc të Fushë-Kosovës. I ati i tij, Beqir Hajrizi, u lind në Strofc të Vushtrrisë kurse e ëma, Fatime Saliu-Hajrizi ishte me origjinë nga Gradicë të Drenasit (ish Gllogocit). Axha i Beqirit, Zymber Hajrizi, ishte pushkatuar nga forcat …

Më shumë...

Shefket Ahmet Muhadini (1.5.1973 – 2.4.1999)

Shefket Ahmet Muhadini (1.5.1973 - 2.4.1999)

Shefket Muhadini i takon brezit çlirimtar, që kishte kaluar jetë të rëndë në mërgim, ndërsa kur u dha kushtrimi i Legjendarit Adem Jashari në Prekaz, në fillim marsin e vitit 1998, ai brez atdhedashës la Londrën, Bonin, Parisin, Vjenën, dhe fillimisht mësyu Shqipërinë. Pasi armatosen iu rrekën maleve të Pashtrikut …

Më shumë...

Enver Eqrem Duraku (22.1.1979 – 2.4.1999)

Enver Eqrem Duraku (22.1.1979 - 2.4.1999)

Luftimet e shpeshta e të vrazhda në arealen luftarake të Anadrinit, aksionet e njëpasnjëshme të luftëtarëve të lirisë në Zonën Operative të Pashtrikut, veçanërisht në aksin rrugor të magjistrales Prizren – Gjakovë e të rajonaleve Xërxë – Rahavec – Malishevë e Rahavec – Therandë, si dhe fillimet e bombardimeve të …

Më shumë...

Elmi Murat Lestrani (26.6.1976 – 2.4.1999)

Elmi Murat Lestrani (26.6.1976 – 2.4.1999)

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën e Drenicës kishte marrë hov sidomos pas Betejës së Legjendarit Adem Jashari dhe Jasharëve në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Organizimi i pikave të UÇK-së në disa fshatra të Drenicës ishte bërë shumë vjet më parë, ndërsa …

Më shumë...

Haradin Asllan Bajrami (12.2.1962 – 2.4.1999)

Haradin Asllan Bajrami (12.2.1962 - 2.4.1999)

Haradin Bajrami, djali i Asllanit dhe nënë Sadijes, u lind në fshatin Rreze (ish – Leletiq), të Lypjanit. Ishte pjesëtar i një familjeje të varfër fshatare, por e njohur për trimëri dhe kundërvënie ndaj regjimit okupator serb. Shkollën fillore e kreu në Magurë. Edhe pse në kushte tejet të rënda …

Më shumë...

Salih Selman Bytyçi (17.1.1956 – 2.4.1999)

Salih Selman Bytyçi (17.1.1956 - 2.4.1999)

Dëshmori i kombit Salih Bytyçi i xha Selmanit dhe nënë Dinores, i vëllai i Sheremetit, Fahredinit dhe Fadilit, u lind më 17 janar të vitit 1956 në fshatin Shkozë të Llapushës, komuna e Malishevës. Katër klasë të shkollës fillore e kreu në Shkollën Fillore “Shkëndija” të vendlindjes, ndërsa katër klasët …

Më shumë...

Sylejman Melit Bytyçi (25.4.1960 – 2.4.1999)

Sylejman Melit Bytyçi (25.4.1960 – 2.4.1999)

Menjëherë pas Betejës në Prekaz gjatë javës së parë të marsit të vitit 1998, fshatrat e Rrafshit të Anadrinit zënë të organizohen për përgatitjen e një rezistence të armatosur që do të kalojë në instrumentin e forcës, e veçanërisht në fshatrat: Zaçisht, Apterrush e Reti pasi që këto fshatra kishin …

Më shumë...

Visar Idriz Miftari (19.3.1981 – 2.4.1999)

Visar Idriz Miftari (19.3.1981 - 2.4.1999)

Menjëherë pas bombardimeve që Aleanca Veriatlantike bëri mbi pozicionet serboçetnike, në ditët kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund të luftonte paksa më çlirëshëm, pasi popullata civile po tërhiqej kah Shqipëria, kriminelët serbë, humbën torruan, hapërojnë kah kufiri. Në “Termopilet shqiptare”, pra në “Grykën e Carralevës”, madje në hyrje ose në …

Më shumë...

Sabit Shaban Babatinca (9.8.1949 – 1.4.1999)

Sabit Shaban Babatinca (9.8.1949 – 1.4.1999)

Në Polonicë të Besianës (lagja e Babatincëve), më 9. 8. 1949 u lind dëshmori Sabit Babatinca. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në Podujevë. Më pas u inkuadrua në punë si ngasës i autobusit në ndërmarrjen transportuese “Kosovatrans”, njësia në Besianë. Qysh në shkollë të mesme dëshmori Sabit …

Më shumë...

Ramë Salih Bytyçi (15.10.1963 – 1.4.1999)

Ramë Salih Bytyçi (15.10.1963 – 1.4.1999)

Kravasaria, një vendbanim i lashtë në rajonin e Llapushës, gjatë historisë njihet ndër vendet që janë përballur me stuhi të jetës dhe me atakim të drejtpërdrejtë të identitetit dhe qenies kombëtare, por që me sakrifica të mëdha ka arritur të mbijetojë, duke u radhitur në mesin e shumë vendbanimeve të …

Më shumë...

Xhavit Hazir Kelmendi (13.3.1977 – 1.4.1999)

Xhavit Hazir Kelmendi (13.3.1977 - 1.4.1999)

Xhavit Hazir Kelmendi lindi më 13 mars 1977 në fshatin Karaçicë të Drenicës së Epërme. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Pjetërshticë, ndërsa shkollën e mesme në Therandë (ish-Suharekë). Ai rrjedh nga një familje ekonomikisht e varfër, e cila mezi siguronte kafshatën e gojës, por me traditë të …

Më shumë...

Vezir Hazir Kolshi (17.1.1970 – 1.4.1999)

Vezir Hazir Kolshi (17.1.1970 - 1.4.1999)

Radhëve të luftës për clirimin e Kosovës, qysh në fillim, iu ashkua edhe rinia atdhetare e Baicës së Kolshit, fshat në pjesën jugore të Drenicës. Ky fshat, i njohur për traditë bese e trimërie, luftës së UÇK-së i dha dëshmorin e kombit: Vezir Kolshi, ndërsa gjatë kohës së luftës kanë …

Më shumë...

Indrit Lulëzim Cara (11.7.1971 – 31.3.1999)

Indrit Lulëzim Cara (11.7.1971 - 31.3.1999)

Indrit Cara ka lindur në një familje punëtorësh të qytetit të Kavajës. Prindërit e tij, Lulëzimi dhe Xhemailia, kanë qenë punëtorë dhe patën dy djem: Indritin dhe Dorianin. Indriti shkollën fillore e mbaroi në qytetin e lindjes, Kavajë. Pasi mbaroi atë me rezultate shumë të mira, babi i tij, Lulëzimi, …

Më shumë...

Ajet Bilall Gjinovci (26.2.1935– 31.3.1999)

Ajet Bilall Gjinovci (26.2.1935– 31.3.1999)

Njëri ndër luftëtarët e lirisë i cili u mobilizua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e organizimit dhe formimit të pikave të para ushtarake në fshatin e tij të lindjes, Makermal të Skënderajt, ishte edhe dëshmori Ajet Gjinovci. Njëkohësisht ai ishte mbase pjesëtari më i moshuar i …

Më shumë...

Shaban Bislim Shabani (10.6.1949 – 31.3.1999)

Shaban Bislim Shabani (10.6.1949 – 31.3.1999)

Luftës për çlirimin e vendit nga okupatori serb Açareva i ka dhënë dëshmorët: Shaban Shabani, Fazli Beqiri, Xhafer Abdullahu, Ismet Rrahmani, Arben Nura, Zejnë Veseli, Zymer Tan Tahiri, Avni Fazli Beqiri dhe Xhavit Uka. Gjatë kohës së luftës nga arma armike janë martirizuar: Sejdi Beqiri, Azem Beqiri, Ganimete Beqiri, Qazim …

Më shumë...

Hidajet Hasan Mazreku (24.10.1975 – 31.3.1999)

Hidajet Hasan Mazreku (24.10.1975 – 31.3.1999)

Dëshmori i kombit Hidajet Mazrekut, u lind më 24 tetor të vitit 1975 në fshatin Drenaj të Rahovecit pasi që i ati, Hasani, ishte shpërngulur prej Gurishti të Malishevës me detyrë të imamit në Drenaj. U rrit në një familje të varfër, por me traditë për pjesëmarrjen e të parëve …

Më shumë...