Pas bombardimeve nga forcat e NATO-s, situata në terrenin përgjatë tërë arealit luftarak të Anadrinit ndryshoi në mënyrë të dukshme. Dita e parë e pranverës dukej e qetë pothuajse në të gjitha vendbanimet e Anadrinit e të Hasit, mirëpo pas 24 marsit, shumëçka ndryshoi. Krusha e Madhe, Krusha e Vogël, …
Më shumë...Dëshmorët
Lulëzim Osman Rexhepi (4.5.1964 – 26.3.1999)
Menjëherë pas rënies së bombave të para të Aleancës Veriatlantike mbi caqet serbe të vendosura në skuatat pothuajse më të fshehta të Anadrint, këmbësoria kriminele fillon aksionet e veta, si e tërbuar për shkak të humbjeve që i pësonte nga sulmet e njëpasnjëshme të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, që gjatë …
Më shumë...Agim Zukë Osaj (1.10.1974 – 26.3.1999)
Fshati Brainë i Llapit ka një histori të begatshme të luftërave dhe rezistencës gjithë-popullore shqiptare kundër depërtimit të forcave ushtarake e policore serbe në Kosovë, qysh prej vitit 1912. Edhe në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djalëria e këtij fshati i doli zot atdheut në luftë kundër …
Më shumë...Shemsi Vehbi Jusufi (24.6.1967 – 26.3.1999)
Në fshatin Dumnicë e Poshtme të Besianës, (ish-Podujevë), në një familje me traditë bujare, u lind Shemsi Jusufi, më 24 qershor 1967. Shkollimin fillor e kreu në shkollën e fshatit Llaushë, ndërsa atë të mesëm në Besianë, në drejtimin teknik i makinave bujqësore. Në vitin 1987/88 shkoi në Ushtrinë Jugosllave, …
Më shumë...Ismet Sadri Spahiu (25.5.1955 – 26.3.1999)
Familja Spahiu nga Vitaku i Skënderajt është e njohur në këto anë për trimëri dhe atdhetarizëm. Gjyshi i Ismetit, Bejta, së bashku me kushërinjtë Salihun dhe Beqën, ka rënë në luftimet në Kolashin, në mbrojtje të tokave shqiptare. Edhe babai i Ismetit, Sadriu, ishte i përndjekur dhe i përsekutuar për …
Më shumë...Beqir Nebih Meha (2.2.1936 – 25.3.1999)
Familja e Emin Latit nga Prekazi i Ulët i Drenicës, e njohur si a familja Mehaj, është njëra ndër familjet e rralla emblematike të kombit shqiptar. Katër breza të kësaj familje luftuan dhe qëndruan në katër periudhat historike të robërisë së Kosovës. Në vitin 1913, kur u pushtua Kosova nga …
Më shumë...Zeqir Hajzir Mulaj (27. 10. 1939 – 25. 3. 1999)
Zeqir Mulaj u lind më 27. 10. 1939 në fshatin Vitak të komunës së Skënderajt. Prindërit e tij, Hajrizi e Hanifja, gjatë jetës së tyre bashkëshortore lindën katër vajza dhe dy djemë: Fatimen, Zeqirin, Hasimen, Zaden, Sadikun dhe Bahtien. Babai i Zeqirit, Hajrizi mirrej kryesisht me bujqësi, kështu që fëmijët …
Më shumë...Rifat Ramadan Dina (20.5.1939 – 25.3.1999)
Kazermimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenoc të Zatriqit të Anadrinit, më 26 prill të vitit 1998 dhe formimi i stërvitores dhe i tërë infrastrukturës në Zatriq të Rahovecit, mundësoi zhvillimin e shpejtuar të dinamikës së shtrirjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këto treva, dhe të operacioneve …
Më shumë...Isuf Isa Mulaj (5.5.1954 – 25.3.1999)
Vitaku i komunës së Skënderajt, luftës së UÇK-së i dha tre dëshmorë dhe gjashtëmbëdhjetë martirë, të cilët me gjakun e tyre shkruan faqe të ndritura të historisë sonë më të re. Një emër i njohur i këtij fshati, Hazir Rama, përkrah trimave të Arbërisë së Vogël, gjatë viteve të njëzeta …
Më shumë...Ragip Feriz Ademi (12.10.1982 – 25.3.1999)
Dëshmori i kombit Ragip Ademi u lindur në fshatin Ahishtë (ish – Zhiti) të Besianës, më 12 tetor 1982, në një një familje me traditë përparimtare dhe atdhetare. Mësimet e para i mori në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Ahishtë, për të vazhduar në shkollën e mesme në Besianë. Familja …
Më shumë...Bedri Fazli Ahmeti (1.8.1969 – 24.3.1999)
Badri Ahmeti ka lindur në fshatin Llapashticë të rajonit të Llapit. Shkollën fillore e kryen po në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesne në Besianë (ish-Podujevë), për teknik elektrik. Me mbarimin e shkollës së mesme shkon në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, për të mos e patur pengesë për të …
Më shumë...Ismet Hazir Asllani (18.8.1955-24.3.1999)
Dëshmori Ismet Hazir Asllani ka lindur në fshatin Prapashticë të rahinës malore të Gallapit. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtë njohur me emrin Ismet AsIlani – Prapashtica. Që të njihet më mirë figura e këtij dëshmori – hero, do të ishte e arsyeshme të dimë se nga vjen ky …
Më shumë...Agron Nimon Mehmetaj (2.11.1978 – 24.3.1998)
Populli ynë shumë herë gjatë historisë u bë mburojë e qytetërimit europian, kaloi nëpër sprova të shumta, por nuk u ndal kurrë në rrugën e lirisë. Nuk e gjunjëzoi as pushtimi gati njëshekullor serb, as ndarja e coptimi i padrejtë dhe robëria në krijesën artificale të quajtur Jugosllavi. Nuk pushoi …
Më shumë...Gazmend Hysen Mehmetaj (7.2.1978 – 24.3.1998)
Historinë e lavdishme të popullit shqiptar në fundshekullin që lamë pas, e shkruan me gjakun e tyre të njomë shumë djem e vajza shqiptare në pranverën e jetës së tyre, për ta bërë pranverë jetën e atdheut dhe popullit të robëruar. Njëri ndër këta bij të kombit, që veproi, luftoi …
Më shumë...Sabit Garip Loku (11.10.1979 – 24.3.1999)
Sabiti u lind më 11 tetor të vitit 1979, në fshatin Lumbadh të Kaçanikut. Prindërit e tij, Garipi dhe Hanifja u angazhuan me zell të madh për edukimin e drejtë kombëtarë të djalit të tyre, Sabitit, si dhe të gjithë familjës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen …
Më shumë...Hamdi Sejdi Sejdiu (25.4.1958 – 24.3.1999)
Familja Sejdiu nga Sllatina e Llapit, njihet për traditë të pasur kombëtare. Për shkak të vështirësive ekonomike, kjo familje u shpërngul nga Sllatina, në fshatin Repë të Besianës. Dëshmori i kombit Hamdi Sejdiu u lind më 25 prill 1958. Shkollën fillore e kreu në Pollatë, kurse Shkollën e Mesme Teknike …
Më shumë...