Dëshmorët

Emrush Çaush Çeta (15.2.1972 – 29.1.1999)

Emrush Çaush Çeta (15.2.1972 - 29.1.1999)

Emrushi lindi  më 15 shkurt të vitit 1972, në fshatin Trubuhoc të Burimit, në një familje të njohur dhe me tradita atdhetare. Çaush Çetaj dhe bashkëshortja e tij, Ajshja, rritën katër bija dhe tre bij. Mësimet e para Emrushi i mori në shkollën e fshatit Staradran. Ndërkohë,  më 5 tetor …

Më shumë...

Ilir Rexhep Mërturi (6.9.1970 – 29.1.1999)

Ilir Rexhep Mërturi (6.9.1970 - 29.1.1999)

Banorët e fshatit Gjurgjevik i Madh i komunës së Klinës janë shquar në luftën kundër pushtuesve serbë, duke mos e pranuar asnjëherë robërinë. Gjyshi i Ilir Mërturit, Hajrë Feriz Mërturi, në vitin 1917 ishte vrarë në Kërçovë nga forcat okupatore bullgare. Po në atë kohë forcat serbe ia djegin edhe …

Më shumë...

Valon Muharrem Gashi (10.7.1977 – 29.1.1999)

Valon Muharrem Gashi (10.7.1977 - 29.1.1999)

Edhe gjatë fundjanarit 2007, sikurse për çdo janar të pasluftës, nëpër fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit; Trefis (ish-Ruhot), Ujz, Vraniq, Shqiponjë, Rashiq, Bajë të Pejës, Gjurgjevik të Madh, Sferkë, Burim, Trubuhoc, Ratish, Thanishtë, Buçan, Drinas, Smolicë, Lumnishtë të Llapushës e Kleçkë, u tubuan banorët për t’i shoqëruar familjarët e dëshmorëve …

Më shumë...

Daut Idriz Zagragja (2.3.1971 – 29.1.1999)

Daut Idriz Zagragja (2.3.1971 – 29.1.1999)

-«Haj medet, na shkuan djemtë e rinj! Kush do të na dalë tash i vrarë !”. – ”Qe besa hiç nuk po më pëlqen ky lajm!”…Ky ishte dialogu i parandjenjës së prindërve të dëshmorit Daut Zagragja, Idrizit e Safetes, atë ditë të acartë janari të vitit 1999, kur në valët …

Më shumë...

Sahit Abdurrahman Krasniqi (26.8.1975 – 29.1.1999)

Sahit Abdurrahman Krasniqi (26.8.1975 - 29.1.1999)

Pjesa dërmuese e djelmoshave të ilegales së Anadrinit, pothuajse tërë veprimtarinë e viteve ’80 – ’90 e pati përqendruar përreth fshatit Drinas (ish – Ratkoc). Këtë areale të Anadrinit okupatori serboçetnik e mbulonte me dy pika policore; në Drinas dhe në Xërxë, me më shumë patrulla mobile prej “Qafës së …

Më shumë...

Gaspër Ndue Karaqi (31.8.1961 – 28.1.1999)

Gaspër Ndue Karaqi (31.8.1961 - 28.1.1999)

Në Ujz të Hasit, më 31 shtator të vitit 1961, lindi Gaspër Karaqi. Atë ditë gëzimi për familjen e Ndue Karaqit, Kosovës iu shtua edhe një luftëtar i ardhshëm lirie, kurse kombit shqiptar edhe një dëshmor atdheu. Mësimet fillestare, Gaspri i ri i mori në fshatin Bishtazhin, meqë në Ujz …

Më shumë...

Kolë Gjon Lleshi (15.3.1967 – 28.1.1999)

Kolë Gjon Lleshi (15.3.1967 - 28.1.1999)

Edhe pse një pjesë e madhe e rinisë shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Kosova Lindore, që moti kishte marrë botën në sy për t’iu shmangur ndjekjeve, për bukën e gojës apo për të kërkuar dije, në ditët kur në Prekaz krisi pushka e Komandantit Legjendar Adem …

Më shumë...

Pren Zef Lleshi (19.3.1964 – 28.1.1999)

Pren Zef Lleshi (19.3.1964 - 28.1.1999)

Prerja e aksit të magjistrales Prizren – Gjakovë më 26 prill të vitit 1998 te “Fatoni”, lëvizjet e shpeshta në kufirin shqiptaro -shqiptar deri më 8 qershor të atij viti kur merr Përjetësinë Haxhi Hoti – Lleshi, “Beteja e Gardhishtit”, më 14 maj, “Beteja e Vraniqit”, më 7 gusht, rënia …

Më shumë...

Memë Zef Lleshi (22.2.1973 – 28.1.1999)

Memë Zef Lleshi (22.2.1973 - 28.1.1999)

Në historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si në anën organizative ashtu edhe në atë operative, nuk ishin të rralla familjet shqiptare që u angazhuan me tërë qenien e vet në shërbim të idealit për çlirim, për shtetësi të Kosovës e për bashkimin e trojeve etnike. Familjet e …

Më shumë...

Naim Halil Dreshaj (16.6.1970 – 28.1.1999)

Naim Halil Dreshaj (16.6.1970 - 28.1.1999)

Dëshmori Naim Dreshaj ka lindur më 16 qershor të vitit 1970, në Prigodë të kornunës së Burimit (Istogut). Prindërit e tij, Halili e Gjyla kishin tetë fëmijë,  Sokolin, Shehrinë, Metën, Naimin, Fazliun, Bedriun, Nazmien dhe Sanien. Rritja në mesin e shumë vëllezërve e motrave, ishte një privilegjë e madhe për …

Më shumë...

Bedri Sejdi Bajrami (20.3.1974 – 27.1.1999)

Bedri Sejdi Bajrami (20.3.1974 - 27.1.1999)

Bedriu u lind më 20 mars 1974, në fshatin Mirofc të Besianës, në një familje të varfër, por të urtë e bujare. Babai i dëshmorit, Sejdiu, ishte martuar me JNaxhieBeçirinnga Shtedimi dhe gjatë jetës bashkëshortore përpos dëshmorit të kombit Beriut ata kanë edhe tre djem e tri vajza (Nexhmiun, Sabriun, …

Më shumë...

Kasim Rexhep Shala (10.2.1981 – 27.1.1999)

Kasim Rexhep Shala (10.2.1981 - 27.1.1999)

Kasim Shala ka lindur më 10 shkurt të vitit 1981, në fshatin Ruhot të Pejës. Babai Rexhepi dhe nëna Eminja, kishin pesë fëmijë, dy djem dhe tri vajza. Kasimi ishte më i riu prej fëmijëve. Familja Shala, ashtu sikurse edhe shumë familje të tjera liridashëse, për shkak se nuk iu …

Më shumë...

Hamdi Ibish Berisha (8.3.1977 – 27.1.1999)

Hamdi Ibish Berisha (8.3.1977 - 27.1.1999)

Dëshmori i kombit Hamdi Berisha u lind më 8 mars të vitit 1977, në fshatin Ruhot të Pejës. Prindërit Ibish Berisha e Hatmane Krasniqi- Berisha, bijë e fshatit Poçestë e Pejës, i lindën e i rritën nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza: Dervishin, Jakupin, Hamdiun, Eminen, Razën, Fatimen, Arbnoren, …

Më shumë...

Driton Jahir Azemi (4.3.1980 – 27.1.1999)

Driton Jahir Azemi (4.3.1980 – 27.1.1999)

Në fshatin Bardhash (ish-Bradash ) të Besianës më 4 mars 1980 u lind dëshmori i kombit Driton Azemi. Bashkëshortët, Eminja e Jahiri patën nëntë fëmijë, shtatë djem e dy vajza: Blerimi, Arbeni, Agroni, Dritoni, Artoni, Fatoni, Bajrami, Shaha dhe Blerta. Dritoni shkollimin fillor e kreu në shkollën e fshatit të …

Më shumë...

Mehdi Sylë Haziri (1.1.1957 – 27.1.1999)

Mehdi Sylë Haziri (1.1.1957 - 27.1.1999)

Biri i shtrenjtë i Sylë e Bahtie Hazirit, Mehdi Haziri, u lind më 1.1.1957, në fshatin Druar të komunës së Vushtrrisë. Ndër vëllezërit e motrat e tij: Sejdi, Abit, Bedri, Sami, Sabrie, Nafie dhe Advi Haziri, Mehdiu ishte fëmija i dytë. Pas shkollimit fillor në vendlindje, Mehdiu e kreu shkollën …

Më shumë...

Skënder Murat Rexhepi (3.6.1965 – 21.1.1999)

Skënder Murat Rexhepi (3.6.1965 - 21.1.1999)

Skënder Rexhepi ka lindur më 3 qershor 1965 në fshatin Mrasor të komunës së Rahovecit. Skënderi rrejdh nga një familje e mirënjohur ardhetarësh, nga e cila kanë dalë burra në zë, që gjithmonë i kanë dalë zot vatanit. Kulla e Pajazit dhe Shaban Mrasorit (katragjysh dhe stërgjyshë të Skënderit) është …

Më shumë...