Krismat e Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekazin e Ahmet Delisë e të Tahir Mehës, rezistenca e 24 marsit në Gllogjanin e Haradinajve, beteja te “Diga e Radoniqit” e në Sukë të Cermjanit më 20 prill 1998, ngritja e flamurit kombëtar të Akademisë Ushtarake “Hamëz Jashari” në Açarevë, themelimi i …
Më shumë...Dëshmorët
Dominik Tush Përgegaj (4.5.1982 – 17.12.1998)
Ndërsa në fshatin Krushë e Madhe të Anadrinit, kamionetat parkoheshin para selisë së improvizuar të shtabit të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut, trupat e pajetë të “Eshalonit të Mujë Krasniqit” arrinin në fshat për t’u përcjellur kah amshimi, kah pavdekësia, kah përjetësia, kah madhështia e sublimja, …
Më shumë...Mujë Halil Krasniqi (6.6.1967-14.12.1998)
Njëri ndër projektuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar i radhëve të para të kësaj ushtrie, koordinues i veprimeve luftarake, dhe ndihmës reciproke në mes të Drenicës, Dukagjinit e Pashtrikut, në etapën e parë të zgjerimet të veprimeve të fshehta kundër pushtuesit, shok lufte i legjendarit Adem Jashari, komandant emblematik …
Më shumë...Beqir Sefë Gashi (3.1.1966 -14.12.1998)
Fshati Mleçan i komunës së Malishevës është i njohur në tërë Kosovën e më gjerë, sepse nga ky fshat ishte rapsodi i njohur i këngëve kreshnike Sefë Mleçani, i cili kishte bërë emër me zërin e tij karakteristik, duke iu kënduar këngë kreshnikëve si Muji e Halili, por edhe heronjve …
Më shumë...Ali Halil Krasniqi (6.3.1977-14.12.1998)
Aliu ishte i katërti me radhë nga shtatë bijtë dhe pesë bijat e Halil Krasniqit. Lindi më 6 mars të vitit 1977 në fshatin Qabiq të komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ujmir. Duke qenë se kishte talent për muzikë, babai, Halili, e regjistron në Shkollën e …
Më shumë...Rifat Fazli Mëziu (9.11.1967-14.12.1998)
Rifat Mëziu lindi më 11 nëntor të vitit 1967 në fshatin Marinë. Ishte i biri i Fazli Mëziut, i cili së bashku me bashkëshorten Shukrie, nga familja e Shaban Polluzhës, me mund e djersë arriti të sigurojë kushte ekzistenciale për familjen e tij shumanëtarëshe. Shkollën fillore e kreu në fshatin …
Më shumë...Luljetë Jahir Shala (2.10.1977 – 14.12.1998)
Krahas djalërisë atdhetare shqiptare, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u radhiten edhe shumë bija liridashëse nga mbarë trojet e Shqipërisë. Ndër vajzat e para, që vullnetarisht u radhiten në njësitet e UÇK-së ishte edhe Luljetë Jahir Shala nga Krajkova e Drenicës. Prindërit e Luljetës, Jahiri dhe Naza, lindën …
Më shumë...Ramadan Deli Elshani (20.1.1969 – 14.12.1998)
Ramadan Elshani lindi më 20 janar të vitit 1969 në fshatin Ngucat të Malishevës. Kushtet materiale të prindërve të tij, Deliut dhe Hajrisë, ishin mjaft të rënda, prandaj, në vitin 1979, ata u detyruan të shpërngulen nga fshati Ngucat, në Shtime. Mësimet fillestare, Ramadani i kreu në Ngucat. Dy vjetët …
Më shumë...Bashkim Azem Krasniqi (25.2.1977 – 14.12.1998)
Bashkimi lindi në fshatin Zllakuqan, në kompleksin pyjor të Blinajës. Ishte i biri i Azemit dhe i nënë Fatimes. Mësimet e para i mori në fshatin Ilirian (ish-Ribar i Madh) të komunës së Lypjanit. Shkollën e mesme e mbaroi në një shtëpi-shkollë të fshatit Dobrajë, paralele e Qendrës Shkollore të …
Më shumë...Afrim Islam Musliu (21.1.1971 – 14.12.1998)
Ndër luftëtarët emblematikë të UÇK-së, të cilët janë dalluar për përkushtim dhe aktivitet të jashtëzakonshëm luftarak, është edhe Afrim Islam Musliu nga fshati Belinc të komunës së Shtimes. Ai, me bashkëluftëtarin e tij, Nuhi Jakupi, i njohur si ‘Hoxha” prej majit deri në dhjetor të vitit 1998, 15 herë ka …
Më shumë...Naser Shefki Kelmendi (13.7.1976 – 14.12.1998)
Naseri u lind më 13 korrik të vitit 1976 në Karaçicë, komuna e Shtimes. Mësimet fillore i mori në shkollën e vendlindjes, ndërsa tetëvjeçaren në fshatin e afërt Pjetërshticë. Shkollën e mesme e kreu në Therandë (ish-Suharekë). Kishte regjistruar Shkollën e Lartë Komerciale, në Pejë. Familja Kelmendi nga fshati Karaçicë …
Më shumë...Selim Shaip Selimi (7.2.1978 -14.12.1998)
Banorët e fshatit Belinc të komunës së Shtimës, luftës së UÇK-së i kanë dhënë dëshmorët: Selim Selimi, Afrim Musliu, Nusret Abazi dhe martirin Osman Halimi. Fshati ka qenë pothuajse në tërësi i djegur, ndërsa radhëve të UÇK-së iu kanë bashkuar dhjetëra trima të tij. Shaip Selimi me bashkëshorten, Hatixhen, rritën …
Më shumë...Isa Muharrem Morina (13.3.1958 – 14.12.1998)
Të mbijetuarve të Betejës në “Lugun e Zi” të Pashtrikut, më 14 dhjetor 1998, ajo ditë e atij dhjetori do t’u kujtohet si ditë kur Mujë Krasniqi – Kapuçi, i prin kolonës për ta thyer kufirin shqiptaro – shqiptar me luftë, me këngë e me betimin për Kosovën: “Toka jonë …
Më shumë...Astrit Gafurr Bytyçi (17.4.1975 – 14.12.1998)
Gjatë luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në altarin e atdheut kanë rënë edhe shumë studentë dëshmorë, të cilët lanë studimet në përfundim e sipër dhe iu përgjigjën kushtrimit të legjendarit Adem Jashari për të luftuar kundër okupatorit serb dhe për ta çliruar Kosovën nga robëria. Në mesin e …
Më shumë...Besim Sylejman Qarri (26.4.1979 – 14.12.1998)
Besim Qarri u lind më 26 prill të vitit 1979 në fshatin Luboc të komunës së Ferizajt. Familja e tij kishte ardhur në këtë fshat, më 1980 pasi ishte shpërngulur nga fshati Graiçevc i Therandës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Tërn të Ferizajt, kurse shkollën e mesme, në drejtimin …
Më shumë...Muhamet Aziz Dërvishi (27.11.1967 – 14.12.1998)
Fshati Gradicë i komunës së Drenasit njihet nga këto anë dhe më gjerë në saje të Mehmet Gradicës e luftëtarit popullor Lec Gradica, i cili së bashku me disa komitë të tjerë, gjatë rrethimit që i kishte bërë xhandarmëria serbe, e përkrahur nga disa hafije shqiptare, në vitin 1918, bëri …
Më shumë...