Kemajli lindi më 10 shkurt të vitit 1968 në Ferizaj. Babë Ruzhdiu dhe nënë Habibja, u përkujdesën duke punuar me mund e djersë, për të krijuar kushte për edukimin dhe rritjen e mbarë të tre bijve të tyre. Mësimet fillestare Kemajli i kreu në shkollën tetëvjeçare “Tefik Çanga” në Ferizaj. …
Më shumë...Dëshmorët
Nazim Xhemshir Terziu (8.9.1977 – 28.9.1998)
Nazim Terziu lindi më 8 tetor të viti 1977, në fshatin e quajtur Sllatina e Lepencit. Kjo familje ashtu si edhe shumë familje të tjera shqiptare liridashëse, ishte e varfër ekonomikisht. Përveç kësaj familja Tërziu, për shkak të qëndresës dhe kundërshtimit që i kishte bërë pushtetit okupator ishte në shënjestër …
Më shumë...Lulëzim Shaip Guta (28.3.1980 – 28.9.1998)
Lulëzim Guta u lind më 28 mars të vitit 1980, në Therandë (ish-Suharekë), në një familje me tradita intelektuale e patriotike. Shkollën fillore e kreu në Therandë, ndërsa të mesmen në Prizren, dega e mjekësisë së përgjithshme. Në bankat e shkollës fillore, Lulëzimi ishte nxënës shembullor, me mësime e sjellje. …
Më shumë...Sejdi Muharrem Sejdiu (8.7.1960 – 28.9.1998)
Sejdi Sejdiu ka ‘lindur më 8 korrik të vitit 1960, në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt. Ai ishte rritur, si fëmijë i hareshëm dhe plot vrull. Ndër fëmijët e lagjes ishte dalluar me frymën e guximit e të iniciativës, në lojë dhe në aventurat e tjera fëmijërore. Ai u …
Më shumë...Sadri Shaban Lokaj (26.4.1979 – 27.9.1998)
“Amanet baba Shaban: Lypma trupin kah e kam! Çom’ te Kulla n’at Gllogjan, Çom’ te Kulla në oborr Edhe gjoma ni vend për vorr!” (kushtuar Sadri Lokajt, nga rapsodi popullor) Se ç’rëndësi ka varri për familjen e luftëtarit të lirisë që bjen heroikisht në fushëbetejë, dëshmon prezenca e motivit të …
Më shumë...Xhevat Salih Shala (20.12.1971 – 25.9.1998)
Fshati Kopiliq i Drenicës është i njohur qysh nga koha e Betejës së Kosovës e vitit 1389. Nga ky fshat ishte prijësi shqiptar i mesjetës, Milosh Nikollë Kopiliqi, i cili më 15 qershor të vitit 1389, depërtoi te tenda e Sulltan Muratit, të cilin e therri me hanxhar. Mbamendja e …
Më shumë...Naim Qazim Kluna (13.2.1961 – 25.9.1998)
Sulmi i njësitit të UÇK-së te Lisat Binjakë në Likoshan-Çirez, martirizimi i familjes Ahmeti dhe të tjerëve, pastaj rrethimi i familjes Jashari në Prekaz dhe lufta titanike e saj dhe rënia e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ishin ngjarje, të cilat bën kthesë vendimtare në përpjekiet për çlirimin e …
Më shumë...Dr. Lec Bislim Leci (27.5.1954 – 24.9.1998)
Kur shpërthei lufta në Drenicë, në mesin e luftëtarëve të lirisë u radhitën edhe shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë, edhe pse Ushtria jonë Çlirimtare kishte nevojë shumë të madhe për këtë kuadër. Njëri ndër ata mjekë të rrallë të Drenicës, i cili pa hezitim iu bashkua, që në orët e …
Më shumë...Agim Rrahim Ramadani (3.1.1960 – 24.9.1998)
Fundi i shtatorit të vitit 1998 shoqërohej me një erë, me një shi, me një sqotë dhe me një fërfëllizë, që dukej se tetori i atij viti të Jasharëve, shpejtonte për ta zënë vendin e vet, e për t’i thënë asaj vjeshte të përgjakshme të Kosovës, se tash e kishte …
Më shumë...Skënder Adem Alushani (25.7.1968 – 24.9.1998)
Skënderi u lind më 25 gusht të vitit 1968. Shkollën fillore e kreu në Komaran. Ka vazhduar shkollimin e mesëm në Drenas (ish-Gllogoc) në shkollën e mesme teknike-drejtimi i makinerisë. Në mungesë të kushteve të nevojshme ekzistenciale, Skënderi nuk ndoqi studimet por u detyra të .punojë me qëllim për ta …
Më shumë...Fehmi Muhamet Lladrovci (15.5.1956- 22.9.1998)
Fehmi Lladrovci lindi më 15.5.1956 në fshatin Shkabë (ish-Gllanasellë) të komunës së Drenasit. Ishe i biri i Muhamet dhe Shefkie Lladrovcit. Ka qenë pjesëtar i një familjeje me tradita të shquara të ardhetarisë. Shkollën fillore e kreu në Dritan (ish- Dobrashec), të mesmen në shkollën teknike “19 Nëntori” -drejtimi i makinerisë-në Prishtinë, …
Më shumë...Xhevë Avdyl Krasniqi – Lladrovci (1.6.1955 – 22.9.1998)
Xhevë Krasniqi-Lladrovci lindi më 1 qershor të vitit 1955 në fshatin Drenoc të Klinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, paralele e ndarë në Kijevë, ndërsa studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, në degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Kishte absolvuar edhe …
Më shumë...Ismet Jashar Jashari (16.4.1967 – 25. 8. 1998)
Në mesin e luftëtarëve të lirisë së Kosovës është shquar edhe Ismet Jashar Jashari, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet …
Më shumë...Habib Bahti Zogaj (9.6.1973 – 25.8.1998)
Habib Zogaj u lind më 9.6.1973 në Lladroc të Malishevës. Babai, Bahtiu dhe nëna Fazilja, nga jeta e tyre bashkëshortore sollën në jetë pesë fëmijë: Agronin, Afrimin, Habibin, Ibadetën dhe Jetonin. Habibi, shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm. Më- suesit dhe shokët e gjeneratës atë e …
Më shumë...Nuhi Zejnullah Mazreku (21.4.1959 – 24.8.1998)
Njëri ndër ata luftëtar të lirisë që iu përgjigjen zërit të atdheut që në orët e para ishte edhe trimi nga Goriçi i Malishevës, Nuhi Mazreku. Familja e Nuhiut ishte një familje bujare dhe me traditë të pasur kombëtare dhe mu për këtë ajo iu kishte rënë në sy organeve …
Më shumë...Afrim Isa Buçaj (6.2.1963 – 24.8.1998)
I shtrirë në një sipërfaqe relativisht të gjerë në territorin e Llapushës, në pjesën Juglindore të Rrafshnaltës së Maleve të Berishës, Lladrovci është një prej vend- banimeve më të njohura të kësaj treve, banorët e të cilit iu përgjigjen zërit të atdheut. Në mesin e atyre që me punën, luftën, …
Më shumë...