Fejton

Ahmet Qeriqi: Ndihma në artikuj ushqimorë për stafin e Radios-Kosova e Lirë (E hënë 12 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Ndihma në artikuj ushqimorë për stafin e Radios-Kosova e Lirë (E hënë 12 prill, 1999)

Jam zgjuar i lodhur dhe i mërzitur tejmase. Sapo ndahem nga gjumi  dhe kontaktoj me realitetin më shfaqen ndjenja shqetësimi deri në fatalizëm. Frika se mos do të përsëritet Srebernica në Grykën e Shpëtimit më është bërë një obsesion i sëmurë, të cilin nuk ia shfaq askujt, por nuk arrij …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Kolegët e Agjencisë nuk na japin telefonin tonë satelitor. Çfarë të bëjmë me ta. (E diel 11 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Kolegët e Agjencisë nuk na japin telefonin tonë satelitor. Çfarë të bëjmë me ta. (E diel 11 prill, 1999)

Nga bodrumi i selisë jemi larguar me të aguar drita. Me shpejtësi kemi marrë të gjitha rrobat dhe pajisjet e nevojshme dhe jemi nisur në drejtim të xhipit. Pas disa minutave jemi vendosur në rrafshin afër vendit të quajtur Kodra e Baliqit, apo Zabeli i Baliqit. Neziri me Valdet Hotin …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Aeroplanë bombardues të NATO-s, kanë sulmuar njësitë e motorizuara serbe në lëvizje (E shtunë 10 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Aeroplanë bombardues të NATO-s, kanë sulmuar njësitë e motorizuara serbe në lëvizje (E shtunë 10 prill, 1999)

Herët në mëngjes jemi larguar nga selia në Berishë. Shtëpia është identifikuar dhe shihet mjaft mirë nga pozicionet serbe. Ata do të godasin derisa ta shohin se e kanë shembur. Kemi shkuar drejt Zabelit me xhip dhe atje jemi vendosur në rrugën, për në Pallanik. Matrini ka shkuar në selinë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Nga papërgjegjësia e Berat Luzhës e Isa Krasniqit po vështirësohet informimi në Radion Kosova e Lirë (E premte 9 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Nga papërgjegjësia e Berat Luzhës e Isa Krasniqit po vështirësohet informimi në Radion Kosova e Lirë (E premte 9 prill, 1999)

Sot papritmas ndërroi moti. Ka filluar të bjerë shi i imët dhe jeta e të zhvendosurve në tenda është vështirësuar tejmase. Si do të vejë halli i qindra mijëra të zhvendosurve në të gjitha zonat e luftimeve, në rrethim të forcave masakruese ushtarake e policore serbe. Çka do të ndodhë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Në Majën e malit Pallanik rifillon transmetimin Radio-Kosova e Lirë (E enjte 8 prill 1999)

Ahmet Qeriqi: Në Majën e malit Pallanik rifillon transmetimin Radio-Kosova e Lirë (E enjte 8 prill 1999)

Pasi kam ngrënë bukë, rreth orës 9 jam nisur në drejtim të Berishës. Fillimisht kam depërtuar drejt Lezhës, pastaj në Javur dhe prej andej në Kleçkë, Divjakë, Fshati i Ri dhe pas tri orë rrugëtimi të pandalshëm arrij në Berishë. Atje kam takuar komplet anëtarët e stafit të Radios. Nezir …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Gryka e Shpëtimit, shpresa e ngadhënjimit. (E mërkurë 7 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Gryka e Shpëtimit, shpresa e ngadhënjimit. E mërkurë 7 prill, 1999

Gjatë gjashtë ditëve të kaluara vetëm mbrëmë kam fjetur pak më shumë. Kam dëgjuar krisma dhe detonime të fuqishme, në gjumë, por megjithatë kam fjetur mirë. Sot së bashku me Elezin kam shkuar në vendin mbi Gurrën e Gjatë, për ta marrë kompjuterin Lop-top, të cilin  disa ditë më parë …

Më shumë...

Në Rrafshnaltën e rrethuar në të katër anët nga forca armike, në Majen e Pallanikut rregullohet studio bunkeri i Radios-Kosova e Lirë (E martë 6 prill, 1999)

Në Rrafshnaltën e rrethuar në të katër anët nga forca armike, në Majen e Pallanikut rregullohet studio bunkeri i Radios-Kosova e Lirë (E martë 6 prill, 1999)

Jemi zgjuar ende pa zbardhur. Pa humbur kohë unë dhe Neza nisemi drejt fshatit Berishë. Sapo kemi arritur në rrugë kemi takuar Martinin, Nusretin, Rizën, Valdetin dhe Fatmirin. Të gjithë së bashku nisemi në drejtim të Pallanikut ku po rregullohet bunkeri i Radios. Nga Maja e Pallanikut shihet e tërë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Dhjetëra ushtarë të plagosur rëndë bashkëluftëtarët e tyre i nisin në drejtim të Javurit. Gjatë natës duhet të depërtohen në Zonën Operative të Neredimës (E hënë 5 prill, 1999)

Dhjetëra ushtarë të plagosur rëndë bashkëluftëtarët e tyre i nisin në drejtim të Javurit. Gjatë natës duhet të depërtohen në Zonën Operative të Neredimës (E hënë 5 prill, 1999)

Edhe pse në një kthinë të ngushtë dhe të ftohtë kemi pushuar dhe kemi fjetur mirë. Në mëngjes, sërish dalim në Fushmbifushë për të parë se ç` ka ndodhur.  Dëgjohen krismat e shembjes së kulmeve të shtëpive nga zjarri. Te Guri i Fushëmbëfushës takojmë edhe xha Mehdiun dhe tri luftëtaret: …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Njësitë e motorizuara të armikut depërtojnë në Krojmir (E diel 4 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Njësitë e motorizuara të armikut depërtojnë në Krojmir (E diel 4 prill, 1999)

Rreth orës pesë të mëngjesit  kam zgjuar Martinin, Nusretin dhe Nezirin. Përnjëherë nisemi drejt rrugës së Kronit kah Lagja e Rizanëve dhe bëjmë tutje drejt Grykës. Sot priten luftime të ashpra. Rrugës këmbësore për në Grykë vërejmë popullatën e zhvendosur e cila është strehuar rrëzë lumit dhe rrëzë shpatijeve. Shumica …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Fillon sulmi serb kundër fshatrave Kizharekë, Nekoc, Baicë, Shalë e Krojmir. Makineria armike ka filluar depërtimin në tri drejtime (E shtunë 3 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fillon sulmi serb kundër fshatrave Kizharekë, Nekoc, Baicë, Shalë e Krojmir. Makineria armike ka filluar depërtimin në tri drejtime (E shtunë 3 prill, 1999)

Herët në mëngjes filloi ofensiva serbe në Luginën e Drenicës. Forcat e motorizuara serbe kanë filluar granatimin nga pikëpozicionet e tyre në Komaran dhe te Çukat. Armata serbe po sulmon në dy drejtime. Njëra palë e motorizuar është nisur rrugës së Kamaranit në drejtim të Fushticës, Mirenës dhe të Risinovcit, …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Ndërpresim përkohësisht programin e Radios. Martin Çuni ka caktuar vendin ku do të rregullohet bunkeri për transmetim. E premte 2 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Ndërpresim përkohësisht programin e Radios. Martin Çuni ka caktuar vendin ku do të rregullohet bunkeri për transmetim. E premte 2 prill, 1999

Para dite, me Nezirin dhe Ali Mullinin nisemi nga Krojmiri për në Berishë. Arrijmë te varrezat dhe takojmë Ismet Sopin i cili na tregon se forcat serbe kanë granatuar drejt shtëpisë së Rizës dhe vendmetimit në Bajrak. Serbët kanë sulmuar me raketa me qëllim që ta rrafshojnë vendin e selisë. …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Filloi sulmi mbi fshatrat e Drenicës jugore. Qindra ushtarë të lodhur e të dërrmuar kalojnë nga Zona e Pashtrikut në Rrafshnaltë. Kanë rënë dëshmorë Xhavit Kelmendi dhe Vezir Kolshi. (1 prill, 1999)

Në mëngjes herët nisemi në rrugën tonë të caktuar. Ditëve të fundit kemi udhëtuar vetëm unë dhe Nezir Myrtaj. Aliu na ka lënë në vendin e caktuar meqë vetura nuk bën më tutje. Edhe qindra të zhvendosur të tjerë dynden drejt Grykës së Gashit. Sa më afër Rrafshnaltës dëgjohen shpërthime …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe kanë avansuar në drejtim të pozicioneve tona. Nga çasti në çast pritet sulmi në drejtim të fshatrave të Drenicës jugore (31 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe kanë avansuar në drejtim të pozicioneve tona. Nga çasti në çast pritet sulmi në drejtim të fshatrave të Drenicës jugore (31 mars, 1999)

Edhe sot së bashku me Nezirin jemi nisur në rrugëtimin  tonë të përditshëm. Në hyrje të Grykës së Gashit ka filluar një valë tjetër e të dyndurve. Po kështu po ndodh edhe në Grykën e Kizharekës dhe në Grykën e Thatë. Serbët tanimë po përgatitën për të na sulmuar nga …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Në rrethana të pasqaruara dhe pa asnjë marrëveshje paraprake ndërrohet vendi i qëndrimit të selisë (30 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në rrethana të pasqaruara dhe pa asnjë marrëveshje paraprake ndërrohet vendi i qëndrimit të selisë (30 mars, 1999)

Edhe pse jemi marrë vesh që të vendosemi në vendin e caktuar në tendë, afër Gradinës, Berati me disa anëtarë të stafit është vendosur në një shtëpi të lagjes së Munollëve në Fshatin e Ri. Sot unë dhe Neziri jemi nisur nëpër Grykën e Gashit të fshatit Nekoc, meqë paraprakisht …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Drenica e Epërme është vënë në rrethim të hekurt. Pritet fillimi i depërtimit të forcave të armikut (29 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Drenica e Epërme është vënë në rrethim të hekurt. Pritet fillimi i depërtimit të forcave të armikut (29 mars, 1999)

Në mëngjes, unë Nezir Myrtaj dhe Fatmir Dugolli jemi nisur për në Berishë. Një sasi të mjaftueshme të najlonit e kemi marrë te Idriz Qeriqi dhe e kemi transportuar deri në Kizharekë. Prej  andej duhet që Riza po ndodhur tjetër me traktor ta dërgojë në tendën të cilën mendojmë ta …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Angazhimin tonë informativ e kryejmë në natyrë. Ndërkohë bëjmë përpjekje ta rregullojmë një tendë për tërë stafin (28 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Angazhimin tonë informativ e kryejmë në natyrë. Ndërkohë bëjmë përpjekje ta rregullojmë një tendë për tërë stafin (28 mars, 1999)

Jemi zgjuar të gjithë në orën 5 të mëngjesit. Me transmetimin e emisionit të djeshëm, forcave serbe iu kemi dhënë të kuptojnë se jemi  dhe këtu do të jemi. Pikërisht për këtë duhet të largohemi sa më parë nga shtëpia, meqë aeroplanët mund të na vizitojnë sërish. Vazhdimisht po bën …

Më shumë...