Jam zgjuar herët në mëngjes por duke parë se ishte mjegull dhe të gjithë ende po flinin, sërish jam futur në shtrat. Ndihem tejmase i sensibilizuar dhe nuk qetësohem. Sa herë që më kaplojnë shqetësime të tilla parandiej ndonjë të papritur. Tërë kjo vjen edhe nga ngjarjet e ditëve të …
Më shumë...Fejton
Ahmet Qeriqi: Aeroplanë bombardues të armikut godasin në Rrafshnaltë. Ata nuk kanë arritur të godasin në pikën e caktuar (26 mars, 1999)
Në mëngjes jam nisur për në Berishë. Ali Mullini me veturën e tij depërton deri thellë në Grykë pasi që akulli është shkrirë. Nga lajmet që kanë arritur në redaksi dhe nga burimet e huaja të cilat i përcjellin në vazhdimësi, bëhet e ditur se forcat serbe e kanë intensifikuar …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe fillojnë të masakrojnë shqiptarë kudo ku i zënë (25 mars, 1999)
Sot në mëngjes kanë filluar luftimet. Forcat serbe kanë goditur me të gjitha armët e zjarrit në pikat e luftimeve në Studençan, Reti, Krushë Dobërdelan, Peçan e fshatra të tjera të Anadrinit. Një konvoj i forcave serbe është përqendruar në Grykë të Llapushnikut. Për shkaqe sigurie, disa pajisje rezervë dhe …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në orën 20.00 aeroplanë bombardues të Aleancës Ushtarake Veriatlantike kanë filluar intervenimin nga ajri kundër Jugosllavisë. Në Kosovë dhe përgjithësisht në botë po hapet një kapitull i ri i historisë. (24 mars, 1999)
Pas publikimit të lajmit se NATO-ja do të intervenojë kundër Jugosllavisë, duket sikur të gjithë shqiptarët kanë marrë frymë lirshëm. Është hera e parë në historinë tonë, që na përkrah forca më e madhe ushtarake botërore. Lufta e deritanishme e UÇK-së tanimë është legjitimuar edhe pse kjo nuk thuhet. Mbase …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Kongresi amerikan ka votuar, pro intervenimit të NATO-s kundër Serbisë. Holbruk i ka dhënë autorizimet e caktuara Havier Solanës. (23 mars, 1999)
Sot është dita e katërt prej fillimit të ofensivës së përgjithshme të forcave armike. Luftëtarët e lirisë në të gjitha frontet e luftës po rezistojnë. Nuk ka kthim prapa, thonë ata dhe nga një vijë në tjetrën nga një pikë në tjetrën e godasin armikun aty ku ai nuk e …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)
Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. Ata po sulmojnë, po plaçkitin dhe po djegin fshatrat. Popullata po ikë nga një vend në tjetrin. Popullata e Drenicës Qendrore po dyndet në drejtim të Gllogocit. Në grykën e Gashit në Nekoc të zhvendosurit …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Ofensiva serbe po ndërmerr përmasa në tërë vendin. (21 mars, 1999)
Ofensiva e forcave armike po vazhdon me intensitet në shumë zona të luftës në Kosovë. Qysh në mëngjes ka filluar sulmi në drejtim të fshatrave Tërstenik, Polac, Prekaz, Lubovec, Galicë si dhe në anën tjetër të Drenicës Qendore në relacion Rezallë, Llaushë, Likoc etj. Burime tona nga terreni bëjnë të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Ofensiva e forcave okupatore po merr përmasa në tërë Drenicën e më gjerë (20 mars, 1999)
Rreth orës gjashtë të mëngjesit janë dëgjuar detonime të fuqishme nga pozicionet serbe të Kroi i Mbretit, në drejtim të Vasilevës, Korroticës dhe fshatrave të tjera të Gllogocit. Vija e luftimeve ka përfshirë relacionin Komaran, Gllogovc, Terstenik, Polac, Skënderaj. Serbët po bëjnë përpjekje të depërtojnë në të gjitha pikë pozicionimet …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Një ditë pushim në Krojmir. (19 mars, 1999)
Gjatë tërë natës ka rënë dëborë. Rrugët sërish janë zënë dhe sot kam vendosur të rri në Krojmir meqë nuk është hapur rraja për në Berishë. Së bashku me Ali Mullinin kemi shkuar te kushëriri im, Imer Tafil Qeriqi i cili ditë më parë ka pësuar një paralizë të pjesërishme. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Delegacioni shqiptar në Rambuje ka nënshkruar projekt-dokumentin e Marrëveshjes të Konferencës së Rambujesë (18 mars, 1999)
Sot kam qëndruar në Krojmir. Bora po bie pa u ndalur, por të gjitha shtigjet për lëvizje janë hapur me kohë. Gjatë tërë para ditës kam biseduar me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin. Atyre iu kam treguar se kam biseduar përmes telefonit satelitor me Ilaz Dërgutin i cili ka premtuar …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Forcat armike dhe bora po na ngushtojnë rrethin e veprimeve (17 mars, 1998)
Nga era e shkundërmuar që mbrëmë e përfshiu Rrafshnaltën, sërish u prish moti. Borë ka rënë gjatë tërë ditës. Dimri i ashpër nuk po na lëshon dot edhe pse jemi në prag të pranverës. Çka do të ndodh me këtë popull fatkeq poqe se fillon ofensiva. Të gjitha shtigjet janë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Luftime të ashpra në Shalë dhe në Drenicë (16 mars, 1999)
Mbrëmë ka bërë ftohtë. Sa herë që fryn era oda ftohet. Në raste të tilla më del gjumi dhe nuk më merr më me orë të tëra. Ende nuk kemi siguruar shtrojë e mbulojë të mjaftueshme. Për kushte dhe rrethana lufte, tani për tani nuk duhet të ankohemi në asnjë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Ngjarje të përditshmërisë në rrethana të luftës. E hënë 15 mars, 1999
Herët në mëngjes me Fatmir Dugollin dhe Ali Mullinin nisemi në rrugën tënë të përditshme dhe të mundimshme. Te Spitali e kam takuar Reshat Gashin dhe kushëririn e tij Nexhmedinin. Ai ka ardhur nga Shtmja për të na parë dhe ka shfaqur gatishmëri që të inkuadrohet në frontin e luftimeve. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Bisedë me telefon me ushtarakun Ilaz Dërguti në Zonën Operative të Drenicës (14 mars, 1999)
Edhe sot ka vazhduar ofensiva serbe në zonat e Drenicës, të Llapit dhe të Shalës. Nga të gjitha zonat kemi siguruar raporte tonike të përgjegjësve të informimit. Luftime të rrepta po zhvillohen edhe në Artakoll, në Fshatrat e Klinës dhe në zonën e Llapit. Sot rreth orës 12,30 minuta forcat …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Shpërthime të eksplozivit nëpër vendbanimet shqiptare. Një pjesë e delegacionit shqiptar nga Aeroporti i Prishtinës niset për në Rambuje (13 mars, 1999)
Rreth orës tetë të mëngjesit kanë filluar granatimet e forcave serbe mbi disa fshatra të Drenicës Qendrore në relacion Gllogoc-Skënderaj. Pak më vonë janë dëgjuar disa detonime tejet të fuqishme, intensiteti i shpërthimeve është hetuar edhe te ne të Rrafshnaltë. Si duket sot serbët kanë ndërmarrë veprime ushtarake në shkallë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Grykë të Kizharekës takojmë gazatarin e mirënjohur Kurt Shorck (12 mars, 1999)
Martin Çuni është kthyer nga terreni. Falë hapërimit të tij të pandalshëm nëpër zonat e Drenicës dhe të Shalës, kemi mjaft informacione, emisione speciale, reportazhe, biseda dhe intervista. Pavarësisht nga këto programi ynë ditor tanimë është skematizuar. Me gjithë përpjekjet që po bëjmë për të qenë sa më kreativë dhe …
Më shumë...