Fejton

Ahmet Qeriqi: Shtabi kërkon ta aktivizojmë Radion me 28 nëntor (E enjte 26 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Shtabi kërkon ta aktivizojmë Radion me 28 nëntor (E enjte 26 nëntor, 1998)

Elez Durmishi ka caktuar Sejdi Elezin që me traktorin e tij të na përcjellë nëpër Grykën e Thatë deri në Divjakë. Po në këtë traktor Elezi ka ngarkuar një sasi ndihmash ushqimore të cilat ia dërgon Musë Jasharit për familjen e tij. Pasi jemi nisur te Spitali e kemi takuar …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Probleme të përditshmërisë (E mërkurë 25 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Probleme të përditshmërisë (E mërkurë 25 nëntor, 1998)

Sot, Luani solli një porosi nga shtabi. Ai tha se kompjuterin të cilin e ka rregulluar Isë Krasniqi, duhet da çojmë në Divjakë, meqë si duket atje do të qëndrojnë Isa dhe Berati. Është kërkuar dhe një kompjuter tjetër i ri të cilin e ka sjellë, Fatmir Xhelili, por për …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Punët megjithatë na shkojnë mbarë (E martë 24 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Punët megjithatë na shkojnë mbarë (E martë 24 nëntor, 1998)

Në mëngjes Elez Durmishi ka përcjellë për në Divjakë Berat Luzhën dhe Isë Krasniqin, meqë ashtu ka urdhëruar Ramë Buja. Rruga është e zënë dhe do ta kenë shumë vështirë të depërtojnë nëpër Grykën e Thatë të Nekocit. Në mbrëmje ata zbresin në Nekoc. Atje shkon një ushtar me veturë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Naim Imeri sot herët është larguar në rrugëtimin e tij të përhershëm nëpër Blinajë. Elezi ia ka dhënë shkrimin për Jetë Hasanin si dhe një fotografi, me qëllim që t`i dërgojë në redaksinë e Botës së Re, për t`i botuar. Për të biseduar lidhur me disa probleme të përditshmërisë  nga …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Një natë me mbresa të jashtëzakonshme (E diel 22 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një natë me mbresa te jashtëzakonshme (E diel 22 nëntor, 1998)

Sot herët në mëngjes janë dëgjuar shkrehje armësh në Blinajë. Kam frikë mos ndokush ka rënë në pritë të forcave serbe, të cilat janë vendosur te Hoteli. Nga të shtënat nuk e dalloj dot se çfarë armësh po shtien. Ka mundësi që ata po vrasin derra të egër. Edhe ushtarët …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Një marrëveshje e re për t` iu ikur provokimeve dhe prapaskenave (E shtunë 21 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një marrëveshje e re për t` iu ikur provokimeve dhe prapaskenave (E shtunë 21 nëntor, 1998)

Bora që po bie pa ndërprerë i ka vështirësuar tjemase mundësitë e komunikimit. Në shumë drejtime janë ndërprerë lidhjet qarkulluese. Dje dhe sot nuk kanë qarkulluar as autobusët. Bora si duket iu ka shkaktuar vështirësi edhe forcave serbe, edhe pse ata kanë mjete për hapjen e rrugëve. Sot kemi pasur …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Bora e parë në kohë të luftës. (E premte 20 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Bora e parë në kohë të luftës. (E premte 20 nëntor, 1998)

Gjatë tërë natës ka rënë dëborë. Në orët e para ditës niveli ka arritur 50 centimetra. Në këtë pjesë malore të Drenicës trashësia e borës shpeshherë kalon të 8o centimetra. Rrugët janë mbyllur. Vetëm rrugët këmbësore janë hapur aty këtu. Në orët e pas ditës disa ushtarë, një trekëndësh të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Luani duhet sa më parë të shkojë në Shqipëri (E enjte 19 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Luani duhet sa më parë të shkojë në Shqipëri (E enjte 19 nëntor, 1998)

Moti duket sikur është përmirësuar por ka filluar era e dimrit. Fryma e ftohtë që vjen nga veriu paralajmëron ditë me acar dimri. Reshat Gashi erdhi për të biseduar për Faruk Gashin. Ai kërkon që unë të ndikoj te ndonjë nga eprorët, në mënyrë që Faruku të pranohet në Policinë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Sot qysh në mëngjes kam filluar ta hartoj një rrëfim jetëshkrues për Jetë Hasanin. E kam vështirë të përmbyll rastin e rënies. Janë tri versione të cilat nuk janë kristalizuar dhe më duket më e drejtë t`i prezantoj të tria, meqë nuk kemi version zyrtar nga Shtabi. Shkrimin e kam …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë duke pasur tanimë përvojë të hidhur me premtimet e disave, të cilët thirren në kompetenca dhe autoritete, jam tepër skeptik. Me rëndësi është që tani për tani kemi një gjendje stabile. Të tjerat do të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e paralajmërojnë borën e parë. Dimri do të na sjellë izolim dhe shumë vështirësi në komunikim. Dimri kësaj radhe është aleat i okupatorit, meqë ai ka mjete dhe pajisje për të çarë  akullin edhe borën. Me …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka depërtuar në drejtim të fshtarave të janë djegur e shkatërruar nga barbaria armike. Vetëm Krojmiri ka ngelur i paprekur. Këtë fakt çlirimtarët tanë e lidhin me rezistencën. Serbët kurrë nuk do shkelin në Krojmir, thonë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Nga baza serbe te Gurëthyesi në Carralevë disa predha godasin në Krojmir dhe në Pjetërshticë (E shtunë 14 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga baza serbe te Gurëthyesi në Carralevë disa predha godasin në Krojmir dhe në Pjetërshticë (E shtunë 14 nëntor, 1998)

Qetësinë vjeshtore të mesditës e prishën disa shpërthime predhash të armikut të cilat papritur  kanë goditur në afërsi të vendqëndrimit tonë. Një predhë ka goditur te Lajthishta një tjetër te Firajat. Po ashtu më vonë u bë e ditur edhe për një shpërthim tjetër në mes të fshatit. Si duket …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Me eprorët e Dukagjinit (E premte 13 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Me eprorët e Dukagjinit (E premte 13 nëntor, 1998)

Herët në mëngjes, Luani dhe Elez Durmishi janë nisur për në Kleçkë. Ata për çdo ditë duhet të shkojnë atje për t`i bashkërenditur veprimet  meqë ka filluar një ristrukturim në hierarkinë ushtarake. Syla ndërkohë më njofton e se kushëriri i tij Ismail Xhemë Qeriqi, ka dërguar 1000 Dm për nevojat …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Policia serbe ka depërtuar në Negroc. Në luftë ballë për ballë me forcat serbe bie dëshmor, Abedin Bujupi (E enjte 12 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Policia serbe ka depërtuar në Negroc. Në luftë ballë për ballë me forcat serbe bie dëshmor, Abedin Bujupi (E enjte 12 nëntor, 1998)

Një ditë e rëndomtë dhe e zymtë e vjeshtës. Tanimë kanë filluar shirat që paralajmërojnë dëborën. Sot, këtu kemi mbetur vetëm unë dhe Berati. Kemi biseduar gjerë e gjatë për aktivizimin e një agjencie të lajmeve, mirëpo tani kur Jakup Krasniqi është larguar për një kohë, janë vështirësuar mundësitë edhe …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Në Krojmir vjen profesor Arsim Bajrami. (E mërkurë 11 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Në Krojmir vjen profesor Arsim Bajrami. (E mërkurë 11 nëntor, 1998)

Bashkëshortja Zymryti dhe djali im 10 vjeçar Zamiri me autobusin e orës 11.00 janë nisur për në Prishtinë. Zymryti doemos duhet  të bëjë një kontroll specialistik në Spital. Kam frikë se mos po i acarohet gjendja dhe nuk di se çka do të ndodh kur bora t`i mbyll rrugët. Në …

Më shumë...