Pasi që në mëngjes Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe Agron Krasniqi janë nisur për në Divjakë, unë dhe Berati kemi shkuar te Heset Hamdiu me qëllim që të bisedojmë për vendin ku do të vendoset Spitali. Sipas të gjitha gjasave, Xhezair Olluri do ta lirojë shtëpinë e tij thotë Heseti, …
Më shumë...Fejton
Ahmet Qeriqi: Përpjekje të pareshtura për ta ruajtur unitetin (E hënë 9 nëntor, 1998)
Sot qysh në mëngjes kanë ardhur Elez Durmishi, Sylë Qeriqi dhe Ajvaz Karpuzi. Syla ka treguar për një incident që e kanë pasur me një epror… ( Dhjetë fjali të koduara) Sot janë larguar me autobus të gjithë vizitorët që kanë ardhur ditën e shtunë. Kam frikë mos po iu …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Krojmir do të fillojë punën një spital i luftës (E diel 8 nëntor, 1998)
Në mëngjes, si zakonisht, Jakupi, Rama dhe Agroni janë nisur në drejtim të Divjakës. Atje, në shtëpinë e Nezir Zogajt, i cili aktualisht ndodhet në burg, i dënuar me Nait Hasanin e të tjerë, do të vendosen kuadrot e Shtabit të Përgjithshëm. Në Kleçkë janë rikthyer ushtarët tanë, ndërsa në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Monotoninë e ditës së vjeshtës e thyejnë vajtje ardhjet e të njohurve. (E shtunë 7 nëntor, 1998)
Sot ishte një ditë tipike e vjeshtës. Një ditë e zymtë, monotone dhe me shi. Më bëhet se jemi rrethuar nga të gjitha anët, madje edhe nga qielli. Serbi na i ka zënë pritat, moti po prishet, dimri po vjen, ndërsa ne kemi stagnuar në pikë-pozicionimet tona të pasigurt për …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në fshatin Apterushë kanë rënë në pusi të forcave të okupatorit pesë luftëtarë të lirisë, në mesin e tyre edhe Toni e Mici (E premte 6 nëntor, 1998)
Pasi kemi ngrënë bukë Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe Agron Krasniqi janë nisur në drejtim të Kleçkës, së bashku me një ushtar tjetër, po ashtu nga Kleçka. Kam mbetur vetëm me Beratin. Me ne sot është edhe Epiri. Ai po na ndihmon në çdo segment. Tanimë nuk kërkon të shkojë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Krojmir vjen Hysen Gega (E enjte 5 nëntor, 1998)
Forcat policore dhe ushtarake serbe po ripozicionohen, nëpër pika të reja qëndrimi në shumë fshatra dhe lokalitete të Kosovës. Krejt kjo po shkakton një gjendje pasigurie për barorët e fshatrave që janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre. Edhe pse duket sikur situata po shkon drejt një stabilizimi të brishtë, asgjë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Nga Lipjani vijnë në Shalë dy mjeranë të LDK-së (E mërkurë 4 nëntor, 1998)
Ishte një ditë e rëndomtë vjeshte. Sot në orët e paraditës kam mbetur vetëm. Jakupi, Rama dhe Agroni kanë ikur që në mëngjes. Berati ka shkuar në ambulancë. Elezi Syla dhe Ajvazi me detyrë të caktuar kanë shkuar në Nekovc. Lufta na ka ndarë dhe na shkapërderdhur në të gjitha …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Njëzet ushtarë dhe vullnetarë të Batalionit Ruzhdi Salihu do të nisen për në Shqipëri për të marrë armë dhe municion (E martë 3 nëntor, 1998)
Herët në mëngjes ka filluar zhurmërima tanimë e përditshme e aeroplanëve në aeroportin e Sllatinës. Kanë fluturuar edhe aeroplanë vëzhgues dhe të ushtarëve. Dy tri orë më vonë një aeroplan vëzhgues çan furishëm mbi Lugun e Drenicës, duke shkaktuar një zhurmë të çartur dhe ushtimë të jashtëzakonshme. Serbët po e …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Qeveria e Bukoshit cakton ministër të Mbrojtjes ish UDB-ashin, Januz Tërstena (E hënë 2 nëntor, 1998)
Vazhdon të mbretërojë një gjendje e nderë e pritjes, e pasigurisë dhe e shumë vështirësive të tjera me të cilat po përballemi. Gjatë orëve të para ditës me Jakup Krasniqin dhe Berat Luzhën kemi biseduar për hulumtimin e formave dhe metodave më frytdhënëse të organizimit dhe të zgjerimit të radhëve. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Po bëhen përpjekje për zgjerim dhe konsolidim të radhëve (E diel 1 nëntor, 1998)
Edhe sot kemi kaluar një ditë relativisht të qetë. Forcat serbe po taktizojnë dhe po improvizojnë tërheqjen, ndërsa tërheqje reale nga postblloqet nuk ka. Serbët kanë të dhëna për shtrirjen e Ushtrisë sonë. Ata, e dinë mirëfilli se nëse largohen, ushtarët tanë do të kthehen në pozitat e mëparshme. Në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Biseda rreth riorganizimit të radhëve në nivele më të larta. (E shtunë 31 tetor, 1998)
Sot ka qenë një ditë tipike e vjeshtës, shumë e bukur për kushte dhe rrethana të zakonshme, mirëpo vetëm një ditë më tepër e rëndë në rrethana të tanishme. Askush nuk i gëzohet ditës së re, edhe pse secili shpreson. Qetësinë dhe harmoninë jetike të natyrës e prishin ndërkohë shpërthimet …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Çdo dite i mjafton pikëllimi i vet. (E premte 30 tetor, 1998)
Në orët e zgjimit, i shkëputur nga ëndërrimi dhe gjumi i parehatshëm ndihem shumë i tensionuar. Në ato momente më kaplon një gjendje trishtimi dhe vërej se si jemi futur në një rrugë tejet të rrezikshme dhe të paparashikueshme. Shkollat janë mbyllur, puna në çdo segment ka ngecur. Varfëria i …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Kanë filluar lëvizjet dhe vajtje ardhjet e pandërprera në Krojmir Shalë dhe në Pjetërshticë. (E enjte 29 tetor, 1998)
Pas tërheqjes së forcave ushtarake e policore serbe nga disa postblloqe, ushtarët tanë kanë zbuluar disa të vrarë të pavarrosur, kufomat e të cilëve janë dekompozuar. Po ashtu janë marrë të gjitha masat që vendet të cilat kanë qenë nën kontrollim të serbëve të hulumtohen për shkak se ka mundësi, …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Shqetësime të rëndomta, ditore. (E mërkurë 28 tetor, 1998)
Ushtarët tanë, të cilët po i përcjellin lëvizjet e ushtrisë dhe policisë okupatore, kanë lajmëruar se serbët kanë filluar të tërhiqen nga disa pika, por janë koncentruar rreth rrugëve magjistrale dhe në vende ku nuk vërehen nga gazetarët apo misionarët e huaj. Sot kanë shkuar në Kleçkë, Sylë Qeriqi, Elez …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Lirohet nga arresti vrasësi i Jetë Hasanit. (E martë 27 tetor, 1998)
Sapo jam zgjuar ka ardhur Elez Durmishi. Ai më tregon për largimin e forcave serbe nga disa pikë-pozicione dhe tregon po ashtu se është liruar nga arresti Shemsi Olluri, i cili në rrethana ende të pasqaruara e ka vrarë Jetë Hasanin. Elezi ndihet tejmase i shqetësuar. Ka filluar të dyshojë se …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Forcat policore dhe ushtarake serbe tërhiqen nga Kleçka dhe nga pikë-pozicionet në Rrafshnaltë. (E hënë 26 tetor, 1998)
Gjatë natës ka rënë shi i pandërprerë. Vazhdimisht po bën një mot i lig i ftohët dhe me shi. Tanimë nuk po flitet për katastrofë humanitare edhe pse burimet e lajmeve në mesin e popullatës së zhvendosur, bëjnë të ditur se si pasojë e ftohjes së motit kanë vdekur disa …
Më shumë...