Vëzhguesit tanë në pikat strategjike përreth Blinajës, kanë bërë të ditur se forcave serbe në Lipjan dhe në Magurë iu kanë arritur përforcime të shumta policore e ushtarake. Serbët kanë stacionuar forcat e tyre në një postbllok të ri në hyrje të fshatit Vërshec. Si duket ata po bëjnë përgatitje …
Më shumë...Fejton
Ahmet Qeriqi: Blinaja, bastion i ri i luftës çlirimtare (E mërkurë 15 korrik 1998)
Kompleksi pyjor i Blinajes, tanimë është nën kontroll të plotë të forcave tona ushtarake. Luftëtarët tanë kanë vënë pika të caktuara të kontrollit në vend-hyrjet e caktuara në një hapësirë në relacion: Zborc, Zllakuqan, Varigoc, Ribar i Madh, Qylagë, Vërshec, Leletiq e Mirenë. Kompleksi pyjor i Blinajes është i rrethuar …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Nga oda e Vehbi Qeriqi vendosemi në Shkollën e fshatit ( E diel, e hënë, e martë 12, 13, 14 korrik, 1998)
Gjatë tri ditëve të kaluara, nuk kam arritur të përshkruaj zhvillimet në kronikë. Është hera e parë që nuk kam pasur kohë as për të për të përshkruar sado shkurt zhvillimet ditore. Është hera e parë që po vërej dhe po bindem përfundimisht se në mungesë të një organizimi të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Bisedën e filluar në Negroc e vazhdojmë në Kleçkë (E shtunë 11 korrik, 1998)
Po thuajse tërë natën nuk kemi fjetur. Ndihemi të lodhur e të dërrmuar. Pasi kemi ngrënë bukë, Agroni me veturën ushtarake na përcjellë në Kleçkë. Rruga si zakonisht përplot me pluhur dhe me gropa. Tek tuk tutje kah Dukagjini dëgjohen shpërthime. Gjëmimet e topave dëgjohen edhe në Drenicë. Nga Rrafshnalta …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Me Ramë Bujën te Jakup Krasniqi në Negroc (E premte 10 korrik, 1998)
Ashtu sikur jemi marrë vesh ditë më parë me Shukri Bujën, sot, në mëngjes u nisëm në drejtim të Kleçkës. Shukriu me xhipin e tij na ka përcjellë deri në Shtab. Aty kemi pushuar një kohë të gjatë derisa Agron Krasniqi, djali i vëllait të Jakupit, ka ardhur për të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Zbulohen raste të bashkëpunimit të shqipfolësve me policinë gjakatare serbe (E enjte 9 korrik, 1998)
Në mëngjes Heset Hamdiu, më bën me dije se mikut të tij prej Reçakut, tani për tani nuk iu ka pranuar kërkesa për inkuadrim në rradhat e UÇK-së, duke qenë se në vitet e tetëdhjeta ka shërbyer në polici. Miku i Hesetit e ka sjellë edhe automatikun, i bindur se …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Jetë Hasani kurdoherë i pandalshëm (E mërkurë 8 korrik, 1998)
Prej ditës kur është liruar nga arresti, Jeta e ka aktivizuar Farukun në njësitin e tij intervenues. Ai ka pasur dyshime të thella në veprimet e Farukut, por tani që është hulumtuar rasti i tij, si duket do me çdo kusht ta ketë pranë. Jam fare i sigurt se, ai …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Lëvizje të reja të ushtarëve në drejtime të ndryshme (E martë 7 korrik, 1998)
Nuk përshkruhet dot dinamizmi dhe ritmika e zhvillimit të ngjarjeve. Edhe pse po mundohem që në këtë fletore, sidomos në orët e vona të natës, të shtjelloj besnikërisht ndodhitë e ditës, herë herë nuk arrij t i shënoj të gjitha. Kryesisht veçoj disa zhvillime për të cilat mendoj se kanë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Disa incidente të befasishme (E hënë 6 korrik, 1998)
Herët në mëngjes, ka ardhur në shtabin tonë lokal ushtari Murtez Sylejmani i fshatit Leletiq, i cili ka sjellë një informatë së bashku me deklaratën e dy ushtarëve, të cilët gjatë ushtrimit të rojës e kanë ndaluar dhe kanë shtënë në drejtim të veturës së Besim Gashit, me të cilin …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Të gjitha rrugët çojnë në Krojmir (E diel 5 korrik, 1998)
Krojmiri tanimë është kthyer në një pikë kalimtare, për ku vijnë e shkojnë jo vetëm ushtarët, por edhe shumë persona të tjerë të cilët janë të interesuar të ndihmojnë luftën apo t’i bashkohen asaj. Dinamika e lëvizjeve është e papërshkrueshme. Dikush ka një punë me ndonjë ushtar, dikush do të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Jetë Hasani dhe disa ushtarë në spotin informativ të CCN-it (E shtunë 4 korrik, 1998)
Vazhdojnë vajtje ardhjet e papërballueshme të të interesuarve për t`u anëtarësuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ose për të ndihmuar logjistikën e saj. Sipas evidencës të cilën e shënojnë ushtarët që ushtrojnë roje, del se brenda ditës, kërkojnë të anëtarësohen mbi 100 vullnetarë. Ndodh që brenda ditës të lajmërohen për …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Dhënia e betimit të ushtarëve të UÇK-së
Në mesditë, nisemi të organizuar për në Shtabin e Pjetërshticës. Atje është paraparë të zhvillohet ceremonia e dhënies së betimit, për të gjithë ushtarët tanë. Pas ceremonisë së dhënies së betimit në Pjetërshticë, betimi para flamurit do të organizohet edhe në Blinajë, te hoteli, të cilin tanimë e kanë vënë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Farukun e lirojnë pas intervenimit të Azem Sylës (E premte 3 korrik, 1998)
Jam zgjuar në orën pesë të mëngjesit, nga të shtënat dhe detonimet e fuqishme që dëgjohen në të gjitha anët e sidomos në Grykën e Llapushnikut. Shpërthime të fuqishme dëgjohen edhe në Llapushë, nga drejtimi i Kijevës ku qindra policë serbë ka një muaj që kanë mbetur në rrethim të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Rikthehet çështja e arrestimit të Faruk Gashit (E enjte 2 korrik, 1998)
Mbrëmë, në orët e vona të natës, edhe pse i dërrmuar nga rruga, kam shkruar në ditarin tim kronologjik, përshtypjet gjatë qëndrimit në Likoc. Detyra, që i kam vënë vetes për të shkruar kronikën është një barrë tjetër, e cila më humb edhe atë pak pushim dhe gjumë të natës. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: LIKOCI, bastioni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (E mërkurë 1 korrik 1998, në Likoc)
Edhe pse jam tejet i zënë me punë në konsolidimin e organizimit civil, të cilin e ushtroj me ndihmën e Elez Durmishit, të Heset Sahitit, të Ramadan Rizanit, Heset Hamdiut e të tjerëve, sot kam vendosur ta vizitoj Likocin. Elezi duhet të takohet me Ilaz Dërgutin, unë me Shaban Shalën. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Sërish luftime në Carralevë (E martë 30 qershor, 1998)
Në orën 9 e 30 minuta të ditës së sotme kanë filluar granatimet e ushtrisë e policisë armike kundër pikë-pozicionimeve të ushtarëve tanë në pikat strategjike të Carralevës, e cila po granatohet nga Pishat e Shtimes dhe prej bazës ushtarake serbe të Qafës së Duhles. Sot, për herë të parë …
Më shumë...