Është kënaqësi dhe gëzim i madh për mua që më jepet rasti të përshëndes sot me rastin e 15 vjetorit të Radio Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosova Press. Në historinë e lavdishme të Luftës Çlirimtare të Kosovës ka shumë ngjarje e data të shënuara, por 4 Janari i vitit …
Më shumë...Historiku
Fjala e drejtorit të Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi në shënim të 15-vjetorit të Radios
Ju përshëndes dhe ju falënderoj nga zemra që keni ardhur për të marrë pjesë në shënim të 15-vjetorit të Radios-Kosova e Lirë. Kjo datë shënon edhe fillimin nga puna të Agjencisë së lajmeve Kosovapress Kaluan 15 vjet, të gjitha vite të rënda, por edhe vite krenarie e rritjeje, vite që …
Më shumë...15 vjet zëri i lirisë, zëri i Radios-Kosova e Lirë
Kanë kaluar të gjitha këto vite dhe zëri i Radios-Kosova e Lirë ende flet për lirinë e Kosovës, për dëshmorët, për jetën dhe gjakun e tyre të derdhur për liri, flet për invalidët, veteranët, për plagët e shumta, që iu kishte shkaktuar shqiptarëve liridashës, Serbia sodomiste e Milosheviqit. Flet edhe …
Më shumë...Më 27 mars 1999, dy aeroplanë serbë kanë goditur me bomba selinë e Radios Kosova e Lirë
Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapress, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës. Atë ditë në orën 8.20 minuta dy avionë të forcave serbe kishin goditur me tetë arka bomba të tipit …
Më shumë...Nga ideja deri te lindja e Radios-Kosova e Lirë
Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë së lajmeve Kosovapress, e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, më 13 nëntor të vitit 1998. Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të …
Më shumë...Stafi i radios dhe i agjencisë gjatë kohës së luftës
Ekipin e parë të gazetarëve dhe të teknikëve të Radios e të Agjencisë e kanë përbërë: Ahmet Qeriqi, Nezir Myrtaj, Martin Çuni, Nusret Pllana, Isë Krasniqi Berat Luzha, Rizah Berisha, Ismet Sopi, Valdet Hoti, dhe Habib Zogaj. Ndërkohë janë angazhuar edhe: luftëtari Shefqet Buçaj nga Lladrovci, pastaj Ajete Zogaj nga …
Më shumë...Radio-Kosova e lirë, përpjekje për mbijetesë
Emetimin e programit e ka filluar më 4 janar të vitit 1999, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës të Drenicës. Më 21 qershor të vitit 1999, është ndërprerë emetimi në Berishë, ndërsa më 12 korrik, të po atij viti ka rifilluar punën në Prishtinë, në lagjen Bregu i Diellit ku Radio-Kosova …
Më shumë...Radio Kosova e Lirë, Historiku i procedurës së aplikimi, vështirësitë, pengesat, injorimi, mungesa e përkrahjes
Edhe pse Radio-Kosova e Lirë ka emetuar program prej 4 janarit të vitit 1999, përgjegjësit e Misionit për Media të OSBE-së, nuk i kanë marrë fare parasysh specifikat dhe statusin e veçantë të kësaj radioje, me rastin e ndarjes së licencës dhe të përcaktimit të statusit transmetues. Radio-Kosova e Lirë, …
Më shumë...Përmbajtja e programit e Radios Kosova e Lirë gjatë dhe pas luftës
E themeluar në frontet e luftës sonë çlirimtare, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në krijimin e proceseve politike dhe ushtarake të UÇK-së, Radio-Kosova e Lirë me kohë kishte krijuar pozicion të fortë militant kombëtar, me qëllim të propagandimit të luftës për liri, duke u bërë zëdhënëse e jehonës së krismave të pushkëve …
Më shumë...Radio-Kosova e Lirë botuese e veprave dokumentare, letrare e artistike
Radio-Kosova e Lirë qysh prej mbarimit të luftës ka filluar edhe botimin e librave, monografive, arkivit dhe vepra të ndryshme autoriale. Prej vitit 1999 e deri tani ka nxjerrë në dritë: Radio-revista Kosova e Lirë 1999-2000, shtatë numra Boroshura “Zëri i lirisë” 13 kalendarë të ilustruar 2000-2012 Publikime ARKIVI I …
Më shumë...