leoni

Institucionet

NPB uron besimtarët islam me rastin e Fitër Bajramit

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. ka uruar besimtarët islam me rastin e Fitër Bajramit. “Ndërmarrja Publike Banesore u uron të gjithë qytetarëve të besimit islam gëzuar festën e Fitër Bajramit! Pas një muaji përkushtimi dhe agjërimi, kjo ditë qoftë e mbushur me paqe, harmoni dhe begati për ju dhe familjet tuaja. …

Më shumë...

Në Retijë të Rahovecit, përkujtuam Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë, kanë përkujtuam të dielën dëshmorët dhe martirët e fshatit Retijë, që u përballën me terrorin dhe dhunën e regjimit pushtues serb, 26 vite më parë. Latifi në postimin e tij në facebook ka shkruar: Në Retijë, …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj vlerson angazhimin e Bashkësisë Islame në Deçan, për ruajtjen dhe rritjen e vlerave njërëzore duke përquar gjithmonë frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit!

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj Ramosaj bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj dhe Drejtorin komunal të Urbanizmit,  z.Ramë Melaj, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan, me ç’rast u pritën nga Kryetari, Naser ef. Tolaj, Sekretari i KBI-së Musa ef.Ukaj, dhe antarët e Këshillit të …

Më shumë...

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor vizitoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, për nder të Festës së Fitër Bajramit ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec. Ai në llogarin e tij në facebook ka shkruar: Për nder …

Më shumë...

Kryetari Aliu me dëshirën më të sinqertë, nga thellësia e zemrës, ka uruar Festën e Fitër Bajramit.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me anë të një postimi në rrjetin e tij social, facebook, me dashurinë më të plotë, me dëshirën më të sinqertë, nga thellësia e zemrës, ka uruar gjithë besimtarët islam Festën e Fitër Bajramit. Të dashur bashkëqytetarë të besimit islam! Agjërimi, lutjet …

Më shumë...

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjithë besimtarëve islam Ju uron Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, uron të gjithë qytetarët e vendit të besimit islam festën e Fitër Bajramit. Ai ka shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. “Uroj që kjo festë t’ju sjellë shëndet, lumturi, harmoni dhe të gjitha të mirat …

Më shumë...

Kryetari Kastrati ka uruar Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka uruar gjithë shqiptarët gjithandej të besimit islam festën e Fitër Bajramit. Në rrjetin e tij social Kastrati ka shkruar: Qytetarë të dashur të komunës së Malishevës, shqiptarë gjithandej të besimit islam, ju uroj nga zemra përfundimin e këtij muaji të bekuar të …

Më shumë...

Ramosaj për masakrën e Belegut: Atdheu do e nderojë përjetësisht sakrificën dhe krenarinë e Belegut!

Sot në fshatin Beleg të komunës së Deçanit strukturat udhëheqëse të kësaj komune përkujtuan 26-vjetorin e një nga masakrave më të mëdha që kanë kryer forcat paramilitare dhe terroriste serbe. Në llogarinë e tij në facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar: Sot përkujtojmë 46 civilë të martirizuar në masakrën e fshatit …

Më shumë...

Latifi për betejën e Shishmanit të Bokës: 14 luftëtarë shkruan historinë me jetët dhe gjakun e tyre

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në një postim të tij në facebook ka përkujtuar Betejën e Shishmanit të Bokës të datës 29 mars 1999, ku ranë heroikishtë 14 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në postimi e tij kryetari Latifi ndër të tjera ka shkruar: Në Betejën …

Më shumë...

Lavdi përjetë dëshmorit të kombit, Sabit Shabandula!

Në 26-vjetorin e përjetësimit të dëshmorit të kombit Sabit Shabandula nga Rahoveci, së bashku me familjarët, përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëpunëtorë, bëmë homazhe dhe vendosëm buçeta lulesh në varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec. Ata që me gjakun e tyre …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Në mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit të Kuvendit  Komunal të Deçanit i  pranishëm ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunal, përfaqësuesit e OSBE-së. Për këtë mbledhje të cilen e udhëheqi Kryesuesi, Hajdar Sutaj, u propozoua ky rend pune: Shqyrtimi dhe …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura

Në Skënderaj është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura. Në këtë takim të rregullt janë diskutuar çështje të përgjegjësisë dhe të interesit të qytetarëve. Pika kryesore e rendit të ditës ka qenë Plani i Punës për …

Më shumë...

U mbajt gara komunale e Olimpiadës në lëndën e Kimisë

Në Malishevë u mbajt gara komunale e olimpiadës së kimisë ndërmjet nxënësve të Shkollave të Mesme të Larta, përkatësisht të klasave të X, XI dhe XII, të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë dhe SHMP “Lasgush Poradeci”, në Kijevë të Komunës së Malishevës. Mbështetjen profesionale dhe krijimin e kushteve ambientale e …

Më shumë...

U mbajt tubim përkujtimor në 26 vjetorin e masakrës së Izbicës ku u vranë dhe u masakruan 147 shqiptarë nga forcat terroriste serbe

Në fshatin Izbicë të komunës së Skënderajt është mbajtur tubim përkujtimor në nderim të Masakrës së Izbicës, në të cilën 26 vite më parë u vranë dhe u masakruan 147 shqiptarë. Në këtë tubim kanë marrë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familje të dëshmorëve drejtorët komunalë, anëtarë …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt, të tretën për këtë vit

Kuvendi komunal i Rahovecit udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, ka mbajtur seancën tretë të rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe …

Më shumë...

Humanistët ndihmuan 130 familje me pako ushqimore në prag të festës së Bajramit

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht humanisti Halil Kastrati, si dhe humanisti tjetër Valdet Zaim Thaçi nga Mirusha, kanë ndihmuar 130 familje nga Komuna e Malishevës me pako ushqimore. Kjo ndihmë u shpërnda përmes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, me qëllim që të arrijë tek familjet në nevojë, në prag të …

Më shumë...